Zaev: Rikonstruimi i mundshëm i qeverisë për shkak të rritjes së shumicës parlamentare


Rikonstruim i mundshëm dhe ndryshime do të ndodhin për shkak të rritjes së shumicës parlamentare, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev pas vizitës në Akuaduktin në Shkup.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me ndryshimet e paralajmëruara kadrovike në pranverë, Zaev sqaroi se ndryshimet e paralajmëruara kadrovike nuk do të bëhen për shkak të çfarëdo lloji të punëve të paligjshme të funksionarëve, sepse nëa të rast nuk nevojitet rikonstruim, por padi penale dhe hetime para prokurorisë.

“Në këtë rikonstruim mos pritni se bëhet fjalë për ndonjëp mossukses, diçka që e kemi projektuart, e nuk e kemi realizuar. Rikonstruimi do tëp nodhte për shkak të nevojës natyrore për risistemim të përgjegjësisë në pajtim me numrin e rritur të deputetëve në shumicën e re parlamentare, nëse paraprakisht arrijmë të dakordohemi”, theksoi Zaev.

Shtoi se po bisedohet me partitë opozitare që të zgjerohet shumica.

“Do të bisedojmë me të gjitha aprtitë politike të cilat do të donin t’i mbështesin proceset të cilat kanë filluar në vend me një tendencë të përforcuar sepse vjen pranvera, ndërkaq që ajo është e rëndësishme për aktivitetet rrjedhëse në terren dhe realizimi i projekteve të mëdha kapitale por edhe aspektet politike siç është integrimi i Maqedonisë nëBE dhe në NATO. Çështje serioze janë përpara Maqedonisë dhe nuk do të jetë e dëmshme që ajo shumicë parlamentare të jetë më stabile dhe më serioze, e gjithsesi edhe të gjitha vendimet të sillen me prani të opozitës në shtëpinë ligjvënëse”, theksoi kryeminsitri Zaev.

Lidhur me grupet e punës të formuara nga LSDM dhe VMRO-DPMNE për ligjet të cilat sillen me shumicë prej dy të tretave dhe nëse pret amnestia të jetë kusht nga VMRO-DPMNE në mënyrë që të votohen këto ligje, kryeminsitri Zaev tha se qëllimi i grupeve të punës është të ndihmojnë në reformat përmes kthesës kritike të opozitës dhe mohoi se amnestia është pikë bisedimesh në grupet e punës.