Qeveria: Vendimi i Ivanovit nuk do të ndikojë në marrëveshjen


Pasi që presidenti Gjorge Ivanov e njoftoi Kuvendin se nuk do ta nënshkruaje dekretin e marrëveshjes me Greqinë, zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski tha se vendimi i tillë nuk do të ndikojë në implementimin e marrëveshjes, transmeton Medial.mk.

“Sa i takon vendimit të Ivanovit e njëjta ishte e pritshme, por nuk ndikon në hapat, apo implementimin e fazave të marrëveshjes. Qeveria greke veçmë ka dërguar letrat në BE dhe NATO”, ka thënë Boshnjakovski.

/Medial.mk/