Prokuroria Speciale e ka kërkuar rastin “Monstra”, u anulua seanca e sotme

Është anuluar seanca gjyqësore për rastin “Monstra”, raporton Portalb.mk, pasi që Prokuroria Speciale Publike më 12 mars ka parashtruar kërkesë që ta marrë në udhëheqje rastin, si pasojë e së cilës kërkesë Prokuroria Publike nuk kishte caktuar prokuror publik për seancën e sotme.

Deri te dhënia e përgjigjes nga PTHP-ja për kërkesën e PSP-së duhet të kalojnë 10 ditë. Seanca e radhës do të mbahet më 17 prill me fillim prej ora 09:00.

“PSP-ja parashtruar kërkesë që ta marrë rastin “Monstra” dhe tash procedura do të udhëhiqet nga ajo. Argumentet për të cilat është marrë rasti janë të qarta sepse puna e PSP është që punojë lëndët që kanë të bëjnë me telefonata e përgjuara, dhe për këtë PSP ka të drejtë t’i përfaqësojë të akuzuarit në këtë rast. Është e qartë se kjo duhet të argumentohet dhe të zbardhet rasti në tërësi”, tha avokati mbrojtës Naser Raufi.