Optimizëm fillestar pas raundit të ri të bisedimeve për emrin


Pas tre viteve ngecje, bisedimet për zgjidhje të problemit me emrin tani marrin dinamikë të re, pasi Nimici deklaroi se gjatë muajve të ardhshëm takimet do të jenë edhe më intensive dhe janë paraparë takime me negociatorët në janar, shkurt dhe mars në Nju-Jork, edhe pse është e mundur të mbahen në territor evropian.

Shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov deklaroi se nuk ka kurrfarë propozim të ri për emrin, por që në takimin në Bruksel është konfirmuar dinamika intensive e konsultimeve.

Sipas tij, këmbëngulja e Greqisë që fillimisht të mbyllet problemi me emrin, ndërsa pastaj të hapet dera e Maqedonisë për në BE dhe NATO, është frika se në qoftë se ndodh e kundërta, ne do të gjejmë mënyrë që të mos e zgjidhim dallimin rreth emrit.

Edhe kryeministri Zoran Zaev, në pyetjen që të japë koment lidhur me shkrimet në mediat greke për propozimin “Maqedonia E Re”, tha se “nuk kemi mbërritur deri aty që të bisedojmë për disa emra të rinj ose ngjashëm”.

Takimi i parë në kontestin e vjetër thuajse tre dekada, nuk mund të jepet imazh i plotë për gatishmërinë e Greqisë për kompromis, edhe pse të dyja palët tregojnë optimizëm për zgjidhje të tij, njoftojnë burime diplomatike.

Shtojnë se për momentin nuk është e dobishme që të spekulohet me propozim konkret për emër, për shkak se identiteti është më i rëndësishëm, por gjithashtu, edhe perspektiva e hapur e BE-së dhe NATO-s.

Ndryshimi i emrit të aeroportit në Shkup nuk do të duhet të jetë problem, si hap i parë i mundshëm ose gjest të vullnetit të mirë nga pala e Maqedonisë me të cilët do të shfaqet gatishmëria për gjetje të zgjidhjes.

Diplomatët theksojnë se ky proces jashtëzakonisht i rëndësishëm është vështirësuar nga ndodhitë me opozitën, gjegjësisht narrativi që deri tani përdorej në opinion, që vetëm kontribuonte për përforcim të qasjes ofensive të Athinës. Vendosja e konsensusit të brendshëm nuk është proces i lehtë, duke pasur parasysh atë që një numër i madh i bartësve të vendimeve nga radhët e opozitës po ballafaqohen me procedura gjyqësore, lidhur me ngjarjet e 27 prillit, ndërsa gjithashtu edhe Qeveria greke nuk ka qëndrim të vetëm lidhur me çështjen, duke pasur parasysh pozicionet për emrin të ministrit të Mbrojtjes Panos Kamenos.

Ekspertët përgjithësisht me reagime pozitive

Nano Ruzhi, rektor i Universitetit FON dhe ish-ambasador i Maqedonisë në NATO, është optimist se kontesti mund të zgjidhet vitin e ardhshëm, për çka thotë se për momentin në dobi shkojnë edhe faktorët e brendshëm dhe të jashtëm.

“Tani mund të jemi tërësisht optimistë, sepse sipas filozofisë së negociatave diplomatike, ekzistojnë faza, mekanizma, rregulla të caktuara, ndërsa një prej parakushteve kryesore për zgjidhje është që të ekzistojë atmosferë e strukturuar”, thotë Ruzhin.

Thotë se Zaev dhe kryeministri grek Aleksis Cipras janë liderë të liruar nga nacionalizmi dhe pretendimet nacionale, diçka që sipas tij e hap rrugën për gjetje të zgjidhjes, ndërsa që ishte bllokues i madh jo vetëm për emrin, por edhe për zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale.

“Në negociata merre parasysh edhe momentet e rrezikshme, situatat e rrezikshme, ndryshimi politik. Këto janë gjëra për të cilat duhet të garantojë bashkësia ndërkombëtare”, thotë Ruzhin dhe shton se në qoftë se zgjidhet çështja bashkësia ndërkombëtare do të duhet t’i shpërblejë Zaevin dhe Ciprasin.

Ambasadori Gjorgji Filipov për MIA-n vlerëson se deklarata e ambasadorit Metju Nimic, dhënë pas takimit me negociatorët e Maqedonisë dhe Greqisë dallon nga të gjithë të deritanishmet, duke e pasur parasysh kornizën e saktësuar kohore e cila u përmend nga ai, gjegjësisht se ky problem “mundet dhe do të duhet ose duhet të zgjidhet” vitin e ardhshëm.

“Pyetja që vazhdimisht parashtrohet është: se nëse me të vërtetë nga të dyja palët do të bëhen përpjekje intensive që të vihet deri në zgjidhje duke e pasur parasysh konsensusin e të gjithë forcave politike qeveritare në secilin nga vendet, posaçërisht nëse qëndrohet në propozimin që ai ‘të kalojë’ edhe në referendum”, thotë Filipov.

Sa i përket propozimeve të ndryshme rreth “emrit të ri” të mundshëm, so do të përdorej në vend të referencës “Ish-republika jugosllave e Maqedonisë”, ambasadori Filipov distancohet nga komenti përse deri më tani, thekson, as përfaqësues zyrtar grekë, e as nga Maqedonia nuk kanë përmendur propozikm të tillë. Megjithatë, thekson, çfarëdo që të jetë propozimi në tryezë, për të duhet të ketë sqarim përmbajtësor.

Ai është decid se me atë rast, në gjuhën dhe shenjat e miratuara ndërkombëtare, maqedonase (Macedonian), “MK”, përktaësisht “MKD” për vendin, shënimin e nacionalitetit d.m.th. përkatësisë etnike (“maqedonas”, “Maqedonase”, Macedonian) duhet të mbeten në mënyrë të pakushtëzuar.

Malinka Ristevska-Jordanova nga Instituti për politikë evropiane, për MIA-n deklaroi se “nuk duhet të shpresojmë se zgjidhja e problemit për emrin do të vijë vetvetiu, por duhet të bëjmë gjithçka për të arritur tekajo”.

“Nëse e humbim edhe vitin e ardhshëm, së shpejti do të jemi në situatë të gjithë fqinjët të na jenë në BE dhe në NATO, ndërkaq ne të mbetemi ishull i izoluar dhe problemi ende të ekzistojë”, thotë Ristevska-Jordanovska.

Sipas saj, vështirë kthehen pozicionet e humbura në planin ndërkombëtar, bilanci i brendshëm është i brishtë, me ç’rast me vështirësi do të jetë ndërtimi i konsnensusit të brendshëm rreth asaj çështjeje. Ajo vlerëson se duhet të kihet kujdes që të vihet deri te zgjidhja e cila megjithatë do të jetë e pranueshme për Maqedoninë, ndërkaq nuk do të jetë e përjetuar si humbje.

Ish-ambasadori në SHBA dhe negociues shumëvjeçar në kontestin me Greqinë për emrin, Zoran Jolevski, për MIA-n deklaroi se nevojitet të investohen të gjitha përpjekjet në procesin e negociatave mes Maqedonisë dhe Greqisë për të ardhur deri te zgjidhja e përbashkët e pranueshme rreth kontetstit me emrin kushtetues, i cili do t’i mbrojë identitetin dhe dinjitetin e qytetarëve të Republikës së maqedonisë.

Konsideron se me rëndësi është të shqyrtohet nëse edhe tek pala greke ekziston gatishmëri të gjendet zgjidhje dhe shtoi se gjatë periudhës së kalaur ka deklarata pozitive nga pala greke, por shton se është herët të flitet për procesin e përgjithshëm.

Mediumet greke – është i dukshëm përshpejtimi i procesit për tejkalimin e kontestit

Mediumet greke dolën me reagime fillestare pozitive pas raundit të ri të bisedimeve në Bruksel, duke theksuar se është i dukshëm përshpejtimi i procesit për tejkalimin e kontestit, por se lëvizja e tillë në plan ndërkombëtar mund të shkaktojë probleme serioze në qeverinë e koalicionit të kryeminsitrit Aleksis Cipras.

Sipas In.gr, SHBA-ja ka vendosur afat që deri në verë të gjendet zgjidhje, ndërsa në të kundërtën do të pasojë hyrja në NATO nën referencën IRJM. Megjithatë, kjo hap çështjen se si Kamenos do të reagojë nëse ofrohet emër kompleks dhe nëse do të dilnin nga Qeveria, duke e pasur parasysh se ai deri më tani kundërshtonte ashpër që fjala Maqedoni të përmbahet në emrin e fqinjit verior.

“Katimerini” e transmeton deklaratën e drejtorit për Dialog për Evropë Juglindore pranë Universitetit Kolumbia, David Filips, i cili është ish-këshilltar në Departamentin amerikan të Shtetit në kohën e presidentëve Bill Klinton, Xhorxh Bush dhe Barak Obama, se raportet mes Athinës dhe Shkupit janë në zenitin e tyre dhe se viti 2018 është i rëndësishëm për shkak të mundësisë që të vihet deri te zgjidhja që do të jetë në dobi të të dyja palëve.

Botimi online “Eifimerida” shkruan se diçka po lëviz në Shkup dhe se në mënyrë të përshpejtuar po kërkohet zgjidhje për problemin me emrin. Gjysma e parë e vitit 2018 është koha ideale për zgjidhje të problemit me emrin, sepse në qershor dhe korrik mbahen samitet e BE-së dhe NATO-s, në të cilat SHBA-ja pret të zgjidhet integrimi euro-atlantik i Maqedonisë, por sipas “Eifimerida”-s, e tërë kjo është nën supozimin që problemi me emrin dhe vetoja nga Greqia të tejkalohen.

Para se të fillojnë negociatat në Bruksel, televizioni grek “Star” kumtoi se “Maqedonia e Re” është propozimi për të cilin do të bisedohet në Bruksel. Në materialin e televizionit ceket se “nëse Shkupi dakordohet me këtë propozim, do të hapet rruga për zjgidhje të çëshjtjes së emrit në[ gjysmën e parë të vitit 2018″, siç paralajmëruan edhe kryeminsitri Cipras dhe shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias.

“Star” theksoi se propozimi fillestar grek ishte “Maqedonia e Vardarit”, por tani është arritur tek propozimi “Maqedonia e Re”, siç ishte në pakon e ashtuquatur “”Pineiro”, që atëherë ishte refuzuar.

Emri me përcvaktim gjeografik si “Maqedonia e Veriut” nuk është i pranuehsëm për palën greke, siç ceket, nuk do ta parandalonte irredentizmin e Shkupit dhe implikon ekzistim edhe të Maqedonisë së Jugut, që nuk është e pranueshkme edhe për Bullgarinë. Me atë rast përkujtohet deklarata e Ciprasit për “Star” e dhënë pas marrjes së pushtetit, ku thotë se Greqia ka gabuar që para 20 viteve nuk e ka pranuar pakon “Pineiro” e cila parashihte emër të ndërlikuar me prëcaktim gjeografik, së qipas tij, do të ishte zgjidhje e mirë për kontestin.

Raundi i fundit i bisedimeve të ndërmejtësit të KB-së me përfaqësuesit e të dy vendeve u mbajt në Nju-Jork në nëntor të vitit 2014.