Një foshnjë tremuajshe e humbi jetën në aksidentin në rrugën Kërçovë-Makedonski Brod


Një foshnjë tremuajshe e humbi jetën, ndërsa pesë persona u lënduan në një aksident i cili ndodhi rreth orës 17.20 në rrugën rajonale Kërçovë-Makedonski Brod, midis fshatrave Sërbjan dhe Staroec,

Personat e lënduar janë transferuar në Qendrën mjekësore në Kërçovë.

Komunikacioni për momentin është duke u riorientuar nëpër rrugë alternative.