Me armë zjarri lëndohet një 35-vjeçar në Çair


Tridhjetë e pesë-vjeçari T.A pasdite në Çair u lëndua me armë zjarri.

Sipas Ministrit të Punëve të Brendshme, të shtënat kanë ndodhur në rrugën “Bllagoja Paroviq”, në orën 15:50 minuta, në afërsi të dyqanit berberit “Presheva”. I lënduari është transportuar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.

Nëpunësit policorë janë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur katër gëzhoja.

Merren masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit.