Lëndohen dy policë gjatë pastrimit të rastit me prerjen ilegale të drunjve në Dobroshtë


Dy policë janë lënduar lehtë pasi një automjet të cilin e ka drejtuar deri tani person i panjohur, nuk ka ndaluar në shenjën e policit derisa ata kanë legjitimuar tre persona për prerjen ilegale të drunjve, informon SPB e Tetovës.

Sipas informatave policore, dje rreth orës 17:00 në rrugën drejt fshatit Dobroshtë të Tetovës në vendin e quajtur “Tumba”, nëpunës policor nga stacioni i policisë Rogaçevë ka hasur në personat B.B (48), B.A (37) dhe R.B, (46) të gjithë nga Dobroshti.

Të tre kanë qenë më traktor “IMT 533” pa tabela regjistrimi dhe me rimorkio të improvizuar të ngarkuar me drunj, por pa poseduar dokumentin adekuat për prerje dhe transport. Në atë moment ka kaluar automjet të cilin e ka drejtuar person i panjohur dhe i cili nuk është ndaluar pas dhënies së shenjës për ndalesë.

Personi me automjet ka vazhduar me lëvizjen dhe ka goditur dy nëpunës policor të cilët nuk kanë lëndime serioze. Pastaj njëri nga nëpunësit policor ka shkrepur një plumb në ajër hë shenjë paralajmërimi, por vetura nuk është ndalur. Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes ka bërë ekip i SPB -Tetovë, ndërsa traktori i është dhënë policisë pyjore. Policia ka ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.