Të hënën Athina do të dërgojë notë verbale deri tek Shkupi


Notë verbale që do të informojë se Greqia e ka ratifikuar edhe Marrëveshjen e Prespës dhe Protokollin për anëtarësimin në NATO, të hënën do të dërgojë Athina deri tek Shkupi, sipas ministrit alternativ të Punëve të Jashtme të Greqisë. Jorgos Katrugalos, në një intervistë për agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, i sqaron hapat e ardhshëm […]

Një fëmijë trembëdhjetë muajsh nga Sveti Nikolla ka vdekur nga komplikimet e fruthit


Një fëmijë trembëdhjetë muajsh ka vdekur dje nga komplikimet e shkaktuar nga fruthi në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup, njofton Ministria e Shëndetësisë. Fëmija trembëdhjetë vjeç nga Sveti Nikolla edhe më parë ka pasur probleme shëndetësore. Ky është fëmija i dytë i cili vdiq nga komplikimet e shkaktuar nga fruthi. “Ministria e Shëndetësisë […]

Filipçe: Vaksinimi zhvillohet me dinamikë të mirë


Vaksinimi zhvillohet me dinamikë të mirë. Rreth 50 për qind e numrit të përgjithshëm të fëmijëve të pavaksinuar tani janë vaksinuar. Ende zgjat ky trend i interesimit tek prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre, që është për t’u përshëndetur, ka deklaruar sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Për fat të keq, siç tha, “çdo […]

Osmani në Uashington në takim me Uilijam Berkli


Zëvendëskryetari i Qeverisë, i obliguar për çështje evropiane, Bujar Osmani në kuadër të vizitës disaditore të punës në Uashington, ka realizuar takim me Uilijam Berkli, drejtor për NATO dhe Çështje evropiane në Këshillin kombëtar për siguri pranë administratës së Shtëpisë së Bardhë. Siç kumtoi sot SÇE-ja, osmani ka deklaruar se me siguri nuk ekziston kohë […]

Kuvendi i Greqisë miratoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO


Me 153 vota “për”,  140 “kundër” dhe një të përmbajtur Parlamenti i Greqisë e ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Greqia është vendi i pare i NATO-s që miratoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Të njëjtën duhet ta bëjnë edhe shtetet tjera anëtare të Aleancës. Kryeministri grek, Aleksis Cipras edhe njëherë i tha Maqedonisë së […]

Osmani: Kongresi filloi me procedurën për ratifikimin e protokollit për pranim në NATO


Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, i cili në kuadër të qëndrimit në Uashington dje pati takime në Kongres dhe sot në kuadër të punës i vizitoi Departamentin amerikan të shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë, në një deklaratë për MIA-n konfirmoi se në dy komitetet për politikë të jashtme, të Senatit dhe të Dhomës përfaqësuese, […]

Maqedonia në NATO, e mirëpritur nga të gjitha institucionet shqiptare


Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçi, sot e priti të ngarkuarin me punë të Maqedonisë në Tiranë, Danço Markovski. Siç njofton ATSH-ja, në fokus të bisedës ishin zhvillimet më të fundit në Maqedoni, nënshkrimi nga vendet anëtare të NATO-s të protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në aleancën më të madhe […]

Ivanovska: Do të punojmë me përgjegjësi, në mënyrë transparente dhe profesionale


Kryetarja e sapoemëruar e Komisionit të antikorrupsionit Biljana Ivanovska theksoi se do të punojnë me përgjegjësi, në mënyrë transparente, profesionale dhe sipas ligjit. Në deklaratën për mediat tha se përbërja e re e Komisionit do të angazhohet të zhvillohet vetëdija sociale dhe personale për korrupsionin, e cila, tha është sëmundje e rëndë që e pengon sundimin […]

Karaxhovski: Rritet numri i të sëmurëve nga fruthi


Është rritur dyfish numri i personave të sëmurë nga fruthi. Nga 2 shkurt deri më[ sot janë regjistruar 58 të sëmurë të rinj, 54 prej të cilëve janë nga Shkupi, dy nga Tetova dhe nga një nga Gostivari dhe Gjevgjelia, deklaroi sot epidemiologu, Zharko Karaxhovski nga Instituti për shëndet publik të Republikës së Maqedonisë. Ai […]

Kuvendi zgjodhi anëtarët e rinj të Komisionit për Antikorrupsion


Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot me 65 vota “për”, 10 të përmbajtur dhe asnjë votë “kundër” i zgjodhi anëtarët e rinj të Komisionit për Antikorrupsion. Kryetar i Komisionit është zgjedhur Biljana Ivanovska e cila ishte e ranguar më së miri nga kandidatët të cilët kishin konkurruar për këtë vend, ndërsa për anëtarë janë emëruar […]

Gjykata e Apelit u’a vazhdoi arrestin shtëpiak Kamçevit, Pandeleskit dhe Josifoviqit


Në propozim të Prokurorisë Speciale Publike, Gjykata e Apelit Shkup ua vazhdoi masat e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditëve, personave të dyshuar Jordan Kamçev, Cvetan Pandelevski dhe Nenad Josifoviq në lëndën “Perandoria”. “E informojmë opinionin se pas propozimeve të dorëzuara nga ana e Prokurorisë publike për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe […]

Carovska ka dhënë deklaratë në Prokurori për rastin me pensionet


Veproj me përgjegjësi dhe transparencë me atë që e njoftoj opinionin dhe e informoj Prokurorinë Publike për të gjitha njohuritë, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska pasi sot dha deklaratë në Prokurorinë Publike lidhur me mostransferimin e kontributeve në Shtyllën e dytë pensionale gjatë dhjetë viteve të fundit. Carovska nuk ka dashur […]

Një banor nga Oktisi në oborr ka kultivuar marijuanë


Një banor i fshatit Oktisi në Strugë, në oborr ka kultivuar trungje të kanabisit, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është gjetur edhe marijuanë, deklaroi SPB-ja e Ohrit. Pas bastisjes së kryer në shtëpinë e personit me iniciale N.P (34) nga Oktisi, siç thuhet në kumtesë, në oborr janë gjetur dhe marrë saksi me […]

Caktohet përbërja e re e Komisionit për Antikorrupsion


Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në seancën e sotme njëzëri ka përcaktuar propozim listën për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për pengimin e korrupsionit. Vlladimir Georgiev, Sofka Pejovska Dojçinovska, Katica Nikollovska, Nuri Bajrami, Biljana Ivanovska, Goran Tërpenovski, Shemshi Sallai janë kandidatët për përbërjen e re të Komisionit për Antikorrupsion. Për kryetare […]

Vdiq një foshnjë gjashtëmuajshe me fruth në Klinikën Infektive


Një foshnjë gjashtëmuajshe prej fruthit vdiq sot në mëngjes në Klinikën për Sëmundje Infektuese, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Theksoi se foshnja ka pasur komplikim në mushkëri dhe ka qenë e pavaksinuar. “Së pari është trajtuar në spitalin në Kozle, ndërsa më pas është transferuar në Klinikën Infektive ku mjekët për fat të […]

Projektligji për Protokollin për anëtarësim në NATO mori dritë të gjelbër nga Komisioni kompetent në Parlamentin grek


Siç del nga debati dhe nga qëndrimet e anëtarëve të Komisionit, projektligji nga Ministria e Punëve të jashtme “Ratifikimi i Protokollit ndaj Marrëveshjes Veriatlantike për aderim të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, është pranuar fillimisht, në tërësi edhe nga shumica, tha kryetari i Komisionit për Siguri Kombëtare dhe Çështje të Jashtme në Parlamentin grek Konstatinos […]