Osmani në Uashington në takim me Uilijam Berkli


Zëvendëskryetari i Qeverisë, i obliguar për çështje evropiane, Bujar Osmani në kuadër të vizitës disaditore të punës në Uashington, ka realizuar takim me Uilijam Berkli, drejtor për NATO dhe Çështje evropiane në Këshillin kombëtar për siguri pranë administratës së Shtëpisë së Bardhë.

Siç kumtoi sot SÇE-ja, osmani ka deklaruar se me siguri nuk ekziston kohë më e mirë për këtë takim, duke e pasur parasysh edhe nënshkrimin formal të protokollit për NATO, me çka Maqedonia edhe zyrtarisht ulet në ulësen në aleancën euroatlantike. Në takim e theksoi suksesin e tij si interes të përbashkët të të gjitha vendeve të NATO-s dhe ka dhënë falënderim të veçantë për mbështetjen e SHBA-së në këtë proces.

“Maqedonia mbetet partner i besueshëm i SHBA-së në rajon, fuqishëm e përkushtuar në promovimin e vlerave perëndimore, demokracisë dhe stabilitetit në rajon”, deklaroi Osmani, qëndron në kumtesë, duke e transmetuan mesazhin nga ana e Qeverisë për përkushtimin ndaj procesit reformues, ndërtimin e institucioneve stabile dhe të fuqishme, si dhe marrëdhënie të mira me fqinjët.

Zëvendëskryeministri Osmani ka folur edhe për aktivitetet në Planin 18 reformues, si bazë për avancim edhe në procesin eurointegrues, duke theksuar në pritjet për edhe një raport pozitiv dhe rekomandim nga ana e Komisionit Evropian, si bazë në të cilën presim fillim të negociatave me BE-në gjatë këtij viti.

Në agjendën e sotme të Osmanit janë edhe vizitat e institucioneve më të mëdha ndërkombëtare amerikane, ku do të realizojë takim me Poll MekKarti, Drejtor rajonal për Evropën pranë Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) si dhe me Sheri Brajan, kryetar i Institutit Kombëtar Demokratik (NDI).

Paraprakisht, Osmani mori pjesë edhe në tryezën e rrumbullakët ku para përfaqësuesve të njërës prej organizatave më me ndikim tink-tenk në SHBA tema e të cilës është bashkëpunimi i SHBA-së dhe Evropës “Fondi Marshall të Gjermanisë”, pati fjalim në temë “Hapat e ardhshëm: Maqedonia në rrugën drejt reformave demokratike dhe anëtarësimit në NATO dhe në BE”.