Filipçe: Vaksinimi zhvillohet me dinamikë të mirë


Vaksinimi zhvillohet me dinamikë të mirë. Rreth 50 për qind e numrit të përgjithshëm të fëmijëve të pavaksinuar tani janë vaksinuar. Ende zgjat ky trend i interesimit tek prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre, që është për t’u përshëndetur, ka deklaruar sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Për fat të keq, siç tha, “çdo ditë ka raste të reja të pacientëve edhe me fruth që pranohen në Klinikën infektive”.

“Mes katër- pesë deri në dhjetë pacientë në ditë kontrollohen. Ata të cilët janë me formë të lehtë dhe lëshohen në mjekim shtëpiak, ndërsa të tjerët hospitalizohen. Numri i përgjithshëm i pacientëve të cilët mjekohen në Klinikën infektive është 30. Fëmijët të cilët kanë formë më të rëndë, komplikime, ndezje serioze të mushkërive, ende janë në gjendje të rëndë, por stabile”, ka thënë Filipçe.

Sipas tij, ajo me të cilën tani përballemi është për fat të keq, rezultat i rënies së imunitetit kolektiv që ndodhë nga viti 2014.