Carovska ka dhënë deklaratë në Prokurori për rastin me pensionet


Veproj me përgjegjësi dhe transparencë me atë që e njoftoj opinionin dhe e informoj Prokurorinë Publike për të gjitha njohuritë, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska pasi sot dha deklaratë në Prokurorinë Publike lidhur me mostransferimin e kontributeve në Shtyllën e dytë pensionale gjatë dhjetë viteve të fundit.

Carovska nuk ka dashur të japë më shumë detaje, sepse procedura është në vijim, ndërsa në Prokuroria ishte në cilësi të dëshmitarit.

Ftesa deri tek Carovska vjen pasi deri tek Prokuroria publike e Shkupit u parashtrua kallëzim penal nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kundër disa autorë të panjohur për mospagesën e mjeteve në Shtyllën e dytë pensionale për 12 mijë të siguruar.

Sipas deklaratës së ministres Carovska të dhënë javën e kaluar, 19 milionë euro për sigurim pensional në dhjetë vitet e fundit nuk janë paguar në Shtyllën e dytë pensional.