Regjistrohen 1,739 raste të pacientëve me grip, dy të prekur nga fruthi


Komisioni për Sëmundjet Infektive në Ministrinë e Shëndetësisë konkludoi se gripi është akoma në nivel të ulët. Aktualisht janë regjistruar 1,739 raste të pacientëve me grip, ndërsa pritet rritje e fluksit të të prekurve. Ministria njoftoi se Inspektoriati Sanitar Shtetëror dhe Inspektorati Shëndetësor kanë dërguar njoftime në të gjitha shkollat ​​fillore dhe të mesme për …

Regjistrohen 1,739 raste të pacientëve me grip, dy të prekur nga fruthi Read More »

“Katimerini”: Protesta kundër emrit “Maqedoni” në Pire të Greqisë


Edhe pse në fillim u tha se protesta e dytë kundër emrit të Maqedonisë do të mbahet në Athinë, sipas gazetës greke “Katimerini” ajo do të mbahet në Pire të Greqisë, më 4 shkurt, njofton Portalb.mk. Gazeta transmeton se njoftimi zyrtar nga organizatorët e protestës do të bëhet të dielën në Selanik të Greqisë. Arsyeja …

“Katimerini”: Protesta kundër emrit “Maqedoni” në Pire të Greqisë Read More »

Shtyhet seanca për vrasjen e vogëlushit Almir Aliu, a do të ketë rikualifikim të lëndës?


Gjykimi për rastin e vdekjen së vogëlushit Almir Aliu në Gjykatën e Kumanovës është shtyrë, ndërsa seanca e radhës është caktuar për 6 shkurt, njofton Portalb.mk. Seanca është shtyrë pas kërkesës së avokatit Asmir Allispagiq i cili e përfaqëson të akuzuarin Boban Iliq. Allispagiq ka kërkuar shtyrje të seancës për shkak arsyeve subjektive. Për shkak …

Shtyhet seanca për vrasjen e vogëlushit Almir Aliu, a do të ketë rikualifikim të lëndës? Read More »

Emri, Kocijas: Manifestimi në Selanik nuk do të ndikojë në negociata


Manifestimi për çështjen e emrit të Maqedonisë që u zhvillua të dielën, në Selanik nuk do të ndikojë në negociatat me Maqedoninë, deklaroi dje në Bruksel, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kocijas. Sipas raportimeve të policisë greke, në protestën e zhvilluar në sheshin kryesor të qytetit verior të Selanikut, merrnin pjesë rreth 90 000 persona. …

Emri, Kocijas: Manifestimi në Selanik nuk do të ndikojë në negociata Read More »

Osmani: Tani kemi nevojë për mbështetjen e miqve tanë ndërkombëtar


Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot ishte nikoqir i delegacionit të Mbretërisë së Suedisë e udhëhequr nga Sekretari Shtetëror i Ministrisë për Çështje Evropiane dhe Tregti, Oskar Stenstrom. Në takim u hapën tema për bashkëpunim dypalësh mes dy vendeve, procesi euro- integrues i Maqedonisë, si dhe mbështetja e Mbretërisë Suedeze për …

Osmani: Tani kemi nevojë për mbështetjen e miqve tanë ndërkombëtar Read More »

Pas Selanikut, protesta për emrin do të ketë edhe në Athinë


Pas protestave në Selanik, në të cilat u mblodhën rreth 70 mijë qytetarë për të protestuar kundër zgjidhjes së çështjes së emrit, organizatat dhe shoqatat greke paralajmërojnë protesta tjera, kësaj radhe në Athinë. Sipas AIM, përmes rrjeteve sociale dhe deklaratave në media, bëhet thirrje që më 4 shkurt, qytetarët të dalin në Athinë dhe të …

Pas Selanikut, protesta për emrin do të ketë edhe në Athinë Read More »

Ligji për përdorimin e gjuhëve gjuhëve, më 29 janar në lexim të tretë


Në seancën plenare të Kuvendit, të planifikuar më 29 janar, deputetët duhet përsëri të votojnë për ligjin për përdorimin e gjuhëve, pasi presidenti Gjorge Ivanov nuk e nënshkroi dekretin për këtë ligj. Ivanov në elaborimin e tij për mosdektretimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve theksoi se gjatë miratimit është keqpërdorur flamuri i BE-së, ku …

Ligji për përdorimin e gjuhëve gjuhëve, më 29 janar në lexim të tretë Read More »

Raufi: Pafajsia e të akuzuarve më e rëndësishme se sa zbulimi i autorëve të “Monstrës”


Gjykata themelore 12 shkurt e caktoi si datë kur do rihapet dhe rigjykohet procesi gjyqësor ose rasti “Monstra” në të cilin duhet të dëshmohet fajësia ose pafajsia e Sami Lutës, Alil Demirit, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq dhe Fejzi Azirit. Për këtë rast janë vendosur të gjykojnë dy gjykatësit, Ognen Stavrev dhe Osman Shabani, ndërsa avokati …

Raufi: Pafajsia e të akuzuarve më e rëndësishme se sa zbulimi i autorëve të “Monstrës” Read More »

Qeveria do të ndryshoj Ligjin për referendum


Ministria e Drejtësisë përgatit ndryshime në Ligjin për referendum dhe formave tjera të shprehjes së qytetarëve. Parashikohet që ndryshimet e propozuara të miratohen me procedurë të shkurtuar, ndërkohë sipas burimeve nga Ministria e Drejtësisë, korniza ligjore për propozim ligjin duhet të miratohet më së voni deri 31 janar të këtij viti.

Ligji i gjuhëve, Ivanov dorëzon 14 faqe dokument deri tek deputetët


Në seancën plenare të Kuvendit, të planifikuar më 29 janar, deputetët duhet përsëri të votojnë për ligjin për përdorimin e gjuhëve, pasi presidenti Gjorge Ivanov nuk e nënshkroi dekretin për këtë ligj. Ivanov theksoi se me marrjen e këtij ligji është keqpërdorur flamuri i BE-së ,ku një shumicë e thjeshtë miratoi një ligj që ndryshon …

Ligji i gjuhëve, Ivanov dorëzon 14 faqe dokument deri tek deputetët Read More »

Në pritje të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe reformave, a mund të ndodh “Pranvera shqiptare”?


Maqedonia, por edhe shtetet e Ballkanit janë para një periudhe mjaft senzitive politike në të cilën duhet të gjejnë zgjidhje për çështje esenciale. Sipas deklaratave të fundit të Sekretarit Gjeneral të NATO, Jens Stoltenberg, të partive vendase politike, por edhe një pjese të analistëve, Maqedonia është në prag të gjetjes së zgjidhjes për çështjen e …

Në pritje të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe reformave, a mund të ndodh “Pranvera shqiptare”? Read More »

“Vasko Naumovski nuk do të jetë pjesë e bisedimeve për emrin”


Negociuesit rreth çështjes së emrit, Vasko Naumovski dhe Adamantios Vasilakis, nuk do të takohen më me ndërmjetësuesin Matthew Nimetz. Bisedimet për emrin do të udhëhiqen nga Ministria e Punëve të Jashtme, në krye me ministrat Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias. Në këtë fazë më intenzivisht do të komunikojnë edhe drejtorët për Ballkan në MPJ, Aleksandra …

“Vasko Naumovski nuk do të jetë pjesë e bisedimeve për emrin” Read More »

“Trust”, “Spiuni” dhe “Transportuesi” sot në Gjykatën Penale


Në Gjykatën Penale në Shkup sot janë caktuar seanca gjyqësore për tre lëndë të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), “Trust”, “Spiuni” dhe “Transportuesi”. Gjykimi për “Trust” javën e kaluar u shty për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit të dytë Vasilije Aviroviq. I dyshuari i parë në këtë lëndë është biznesmeni Sead Koçan …

“Trust”, “Spiuni” dhe “Transportuesi” sot në Gjykatën Penale Read More »

Ligji për përdorimin e gjuhëve të hënën para deputetëve


Ligji për përdorimin e gjuhëve pritet të hënën të vendoset në seancë kuvendore. Për këtë është arritur marrëveshje në koordinimin e sotëm të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi me grupet e deputetëve, konfirmuan për MIA-n nga Kuvendi i Maqedonisë. Në koordinimin nuk morën pjesë deputetët e VMRO-DPMNE-së. Partia opozitare sot kërkoi që Qeveria ta tërheq …

Ligji për përdorimin e gjuhëve të hënën para deputetëve Read More »

Koxias: Bisedimet në Davos do të tregojnë në cilin drejtim po lëvizim


Jemi afër për disa çështjeve të caktuara për zgjidhje, ndërsa bisedimet në Davos do të tregojnë në cilin drejtim po lëvizim, konsideron shefi i diplomacisë greke dhe thotë se nevojitet në mënyrë shtesë të përpunohen çështje të caktuara që të flitet për afat kohor konkret për zgjidhje. Duke folur gazetarëve grekë në Bruksel, pas Këshillit …

Koxias: Bisedimet në Davos do të tregojnë në cilin drejtim po lëvizim Read More »

“Maqedonia e Pavarur”, “Republika e Maqedonisë”, emra që përmenden në një analizë në BBC


BBC ka publikuar një shkrim në lidhje me emrat, të titulluar “Përse emrat kanë kaq shumë rëndësi?”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ndër shembuj interesant që përfshihen në këtë analizë, autori Jonathan Savage pa përfshirë edhe çështjen e pazgjidhur të emrit në mes të Maqedonisë dhe Greqisë. Sipas tij, kur bëhet fjalë për politikë dhe diplomaci ndërkombëtare, …

“Maqedonia e Pavarur”, “Republika e Maqedonisë”, emra që përmenden në një analizë në BBC Read More »

Ligji i gjuhëve, VMRO-ja kërkon grup punues me përfaqësues edhe nga kabineti i Ivanovit!


VMRO-DPMNE përmes një konference për media ka thënë se ligji për gjuhët i propozuar nga Qeveria, ndërsa e votuar nga shumica parlamentare, udhëhequr nga LSDM është jo kushtetues. “Me këtë vendim është keqpërdorë flamuri evropian i ligjit dhe kontribuon në ndërtimin e sistemit paralel në shtet. Me këtë ligj tejkalohet kushtetuta, ndikohet në karakterin unitar …

Ligji i gjuhëve, VMRO-ja kërkon grup punues me përfaqësues edhe nga kabineti i Ivanovit! Read More »

Aleanca për Shqiptarët: Fillimisht organizimi i Kongresit, në Qeveri kthehemi si fitues


Aleanca për Shqiptarët edhe më tutje nuk përjashton mundësinë që nëse kryeministri Zoran Zaev shprehet i gatshëm të përmbush kërkesat e tyre, të kthehen në strukturën qeveritare. Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Flakron Bexheti për “Nezavisen Vesnik” potencoi që Aleanca fillimisht është e përqëndruar në organizimin e Kongresit të parë, ndërsa në Qeveri do të …

Aleanca për Shqiptarët: Fillimisht organizimi i Kongresit, në Qeveri kthehemi si fitues Read More »