Sot Gjykata Kushtetuese vendos për referendumin


Në mbledhjen e sotme gjykatësit e Kushtetueses do te duhet të vendosin lidhur me kushtetutshmërinë e inicijativës për referendumin për Marrëvesgjen e arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë. Inicijativa është dorëzuar nga Partia e Majta, dhe Kongresi botëror Maqedonas, perms së cilës kërkohet shfuqizimi I vendimit për referendum si dhe kohën për tu ndaluar të gjitha […]

SHBA, Zaev nesër takohet me nënpresidentin Majk Pens


Kryeministri Zoran Zaev nesër në Uashington do të realizojë takim me nënpresidentin e SHBA-së, Majk Pens, kumtoi sot shërbimi qeveritar për shtyp. Takimi do të realizohet me ftesë të nënpresidentit Pens, ndërkaq në të do të bisedohet për përparimin e Republikës së Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO”, thonë nga Qeveria. Vizita e Zaevit në Uashington […]

Ademi: NATO na bashkon të gjithëve


Referendumin e 30 shtatorit e shohim si një akt të rëndësishëm në historinë më të re të vendit tonë, ndërsa fushatat që po i bëjnë partitë politike i konsiderojmë si agjendë përtej programeve politike dhe ideologjike, dhe sigurisht se anëtarësimi i vendit në familjen e NATO-s dhe në BE na bashkon të gjitha partitë politike […]

Bush kërkon që të votohet referendumi i 30 shtatorit


Ish-presidenti amerikan Xhorxh Bush përmes një letre drejtuar qytetarëve të Maqedonisë ka bërë thirrje që të votojnë në referendumin e 30 shtatorit, përcjellë INA. “I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë të jenë pjesë e sjelljes së vendimit historik dhe të votojë në referendumin nacional që do të zhvillohet në fund të muajit. Pas […]

Temperatura të larta deri në 31 gradë celsius


Moti në Maqedoni do të jetë me diell me erë të lehtë juglindore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri në 15, ndërsa ajo e ditës prej 26 deri në 31 gradë celsius. Indeksi UV do të jetë 6. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe erë të lehtë juglindore. Temperatura […]

Artan Grubi: Ja për çka votohet në 30 shtator


Deputeti i BDI-së, Artan Grubi në faqen e tij në facebook ka thënë se vota “PËR” në referendumin e 30 shtatorit nuk do të jetë votë për ndonjë parti politike, por votë “PËR” të ardhme e Maqedonisë “Vota “PËR” më 30 shtator nuk është votë për BDI, LSDM, VMRO, PDSH, LR PDSH, njëra nga lëvizjet, […]

Mas fton qytetarët të votojnë të lirë më 30 shtator


Gjermania po vazhdon fuqishëm të përkrah Maqedoninë në rrugën e saj drejt BE-së dhe NATO-s. Ministri i jashtëm gjerman, Hajo Mas gjatë vizitës së tij zyrtare në Shkup theksoi se vendi ka përkrahje të parezervë në këtë udhëtim, jo vetëm në këtë moment, por edhe në përmbushjen e reformave që kërkohen nga BE. “Ne jemi për […]

Meta – Thaçi: Partitë shqiptare në Maqedoni të votojnë “për” ardhmëri të sigurt


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta priti sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi. Presidenti Meta vlerësoi qasjen pozitive të Qeverisë së Maqedonisë për reformat gjithëpërfshirëse dhe kontributin e rëndësishëm të faktorit politik shqiptar në këto procese jetike. “Presidenti Meta nënvizoi se faktori politik shqiptar në Maqedoni ka pasur […]

Vidhet një fëmijë në Klinikën e Shkupit


Mbrëmë rreth orës 21 e 45 minuta, 41 vjeçarja R.Z. nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 13 e 30 minuta, deri sa nuk ka qenë prezente në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, në dhomën ku ka qëndruar me fëmijën e saj të moshës së mitur, në momentin kur është kthyer ka vërejtur se fëmija […]

Zyrtare: Nënshkruhet marrëveshja për njohjen e lejeve të vozitjeve në Gjermani


Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ambasadori i Maqedonisë në Shkup, Tomas Gerberih, në prani të ministrave të Jashtëm të dy vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Hajko Mas, kanë nënshkruar deklaratën për pranimin reciprok të patentë shoferëve, njofton Portalb.mk. Në aspektin praktik, kjo marrëveshje nënkupton se në territorin e dy vendeve, qytetarët do të mund […]

Për trefish më shumë rritet ndihma sociale në Maqedoni


Është rritur për tre herë më shumë, si garancion për të ardhura minimale, për një pjesë të madhe të familjeve me rrezik social, rikualifikim dhe kualifikimi i përfituesve të moshës së punës me qëllim që të mund të kthehen në treg për punë dhe të dalin nga varfëria, si dhe lehtësimin e qasjes për ndihmën […]

DANKAN: Referendumi e përcakton të ardhmen e Maqedonisë


Këtu jemi në një moment që është shumë i rëndësishëm për vendin dhe mund të them se marrëveshjen që e firmosën kryeministrat Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev është hap i jashtëzakonshëm për të ardhmen e Maqedonisë, porositi ministri britanik për Evropë dhe Amerikë Ser Alan Dankan. “Shpresoj se njerëzit do të marrin pjesë në referendum […]

Rasti Kumanova përfundimisht arrin në Gjykatën e Apelit


Shtatë muaj pas dorëzimit të ankesës për vendimin e Gjykatës Penale të Shkupit për rastin “Lagjja e Trimave – Kumanova”, lënda ka arritur në Gjykatën e Apelit, e cila duhet të mbajë seancë publike për shqyrtimin e ankesave të të dënuarve. “Lënda është dërguar në Gjykatën e Apelit, ata duhet që të vendosin për procedurën […]

Xhaferi: Ndodhemi para një momenti historik, nga vota jonë varet e ardhmja e vendit


Të gjithë ne, edhe si qytetarë, a edhe si politikanë, gjendemi para një momenti historik, moment prej të cilit varet e tashmja jonë, mirëpo do të varet edhe ardhmëria jonë, theksoi kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, në fjalimin e Konferencës së sotme me temë “Integrimi në NATO – parakusht për siguri […]

Gjermania njeh patentat e Maqedonisë


Qytetarët e Maqedonisë të cilët kanë patentë shoferi të Maqedonisë derisa qëndrojnë në territorin e Gjermanisë nuk do të kenë nevojë për leje ndërkombëtare. Gjithashtu, shtetasit e Maqedonisë të cilët kanë të rregulluar qëndrimin në territorin gjerman me kërkesë të tyre do të mund të bëjnë ndërrim patentave. Mundësia e tillë është paraparë me deklaratën […]

Hahn: Më 30 shtator përcaktohet e ardhmja e Maqedonisë


Më 30 shtator e keni mundësinë e vetme ta përcaktoni të ardhmen tuaj. Kjo është mundësi që ofrohet njëherë në jetë. Vendimi do të ketë ndikim mbi qytetarët, fëmijët e tyre dhe gjeneratat e ardhshme të cilët ende nuk kanë lindur. Referendumi është mundësi unike të sillet vendim i rëndësishëm me pasoja afatgjatë, porositi eurokomisari […]

Shefi i diplomacisë gjermane sot viziton Maqedoninë


Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Federale të Gjermanisë, Hajko Mas, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Mas vjen për vizitë kthyese në Maqedoni, pas takimit të qershorit me Dimitrovin në Berlin dhe vetëm 10 ditë pas […]

Zaev: Rusia nuk e dëshiron anëtarësimin e Maqedonisë në NATO


Organet kompetente nuk kanë informacione se Rusia po tenton të ndikojë në mbarëvajtjen e referendumit me 30 shtator. Kështu u shpreh kryeministri Zoran Zaev në pyetjen e gazetares së Finacial Times, informon MEDIAL. “Është temë interesante, por ne nuk kemi argumente se Rusia po ndikon në mbarëvajtjen e referendumit, por e dim se ajo nuk është […]

Ahmeti: 17 vite jemi angazhuar për anëtarësim në NATO


Bashkimi Demokratik për Integrim në vazhdën e aktiviteteve në kuadër të fushatës për referendumin që do të mbahet me 30 shtator ka qëndruar në komunën e Bërvenicës. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti u shpreh se duhet qëndruar larg politikave të ndikuara nga lindja sepse historikisht ky popull i ka takuar kulturës perëndimore. “Këtu nuk kemi […]