Zaev – Pence, ja detajet e takimit


Kryeministri Zoran Zaev  është takuar në Uashington me zëvendëspresidentin amerikan Mike Pence. Ai takimin e ka bërë të ditur përmes profilit të tij në facebook duke shkruar: “Mundësia për të biseduar me zëvendëspresidentin Pence vjen në një moment kyç historic për Republikën e Maqedonisë. Nga zëvendëspresidenti pence morën porosi të inkurajimit dhe përgjegjësisë dhe vendosmëri […]

Ali Ahmeti- XHorxh Robertson: Tani o kurrë


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është takuar në Shkup me ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATOsë dhe ish Ministrin Britanik të Mbrojtjes, Lordin Xhorxh Robertson dhe komandantin e forcave të NATO-s në vitin 2001 në Maqedoni, Gjeneralin Ser Barni Uajt-Spuner. Ahmeti shprehu mirënjohje për kontributin e jashtëzakontë të Lordit Robertson dhe Gjeneralin Barni […]

Në Vizbeg nga nëntori do të ndërtohet ujësjellës dhe kanalizim


Në zonën industriale Vizbeg në nëntor të këtij vitit do të fillojë ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit dhe të kanalizimit, për çka do të investohen tetë milionë euro, paralajmëruan gjatë vizitës së sotme në këtë zonë, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski dhe kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski. Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe […]

Vlladimir Pançevski merret në pyetje nga Prokuroria Themelore


Gjykatësi Vlladimir Pançevski sot është marrë në pyetje në Prokurorinë Themelore, si i dyshuar për keqpërdorime me sistemin elektronik për shpërndarjen e lëndëve (AKMIS) në periudhën kur ka qenë kryetar i Gjykatës Penale në Shkup. Nga Prokuroria Themelore thonë se Pançevski akuzohet për dy vepra penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “punë të papërgjegjshme në […]

Kadri Veseli priti liderin e PDSH-së Menduh Thaçin


Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi sot në Prishtinë zhvilloi takim edhe me kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veselin. Në takim u bisedua për integrimet euroatlantike të rajonit, si dhe për referendumin në Maqedoni. Bashkëbiseduesit vlerësuan se dalja masive në referendum dhe vota PËR do të mundësonte integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, ku edhe shqiptarët do […]

Dy kushtet për referendum të suksesshëm


Gjysma e votuesve të regjistruar plus një të del në votim dhe gjysma e pjesëmarrësve plus një të votojnë “për”. Këto janë dy kushtet të cilët duhet të përmbushen në referendumin e ardhshëm konsultativ më 30 shtator, kanë shpjeguar në brifingun e sotëm nga KSHZ. Në pyetjen e gazetarëve nëse ka dallim në kushtet të […]

Policia e Maqedonisë arreston kosovarin e dyshuar për trafik droge


Policia e Maqedonisë e ka arrestuar një shtetas të Kosovës, i dyshuar si diler droge. Ai është arrestuar para një jave dhe është dërguar në burgun e Shkupit, shkruan Gazeta Lajm. “Më datë 12.09.2018 në ora 15 e 30 minuta, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale ‘Prodhim dhe lëshim i […]

Shekerinska: Anëtarësimi në NATO dhe BE nuk ka ngjyra partiake


LSDM në tubimin e mbrëmshëm në Aerodrom të Shkupit, përkujtoi qytetarët se dyert e BE-së dhe NATO-s, janë hapur për vendin, por i takon vendit të vendosë nëse do të kalojë apo jo këto dyer. Vendimi ëhstë i yni, marrëveshja u soguroi grekëve krenarinë hoistorike të ciolën e kanë kaq shumë të rëndësishëm, dhe Maqedonisë […]

Ministrja gjermane e Mbrojtjes për vizitë në Maqedoni


Ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula fon der Lain sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Para Ministrisë së Mbrojtjes do të organizohet ceremoni zyrtare për pritjen e Fon der Lain, me çka vijojnë takime tet- a-tet me ministren e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë Radmilla Shekerinska, bisedime mes dy delegacioneve dhe […]

VMRO-DPMNE: Maqedonia është futur në borxh të ri prej 57 milion eurosh


Maqedonia ka huazuar 57 milionë euro të reja të cilat askush nuk e di se ku përfundojnë. Nuk ka projekte të reja, nuk ka investime të reja, por për shkak se kostoja e jetesës rritet, ndërsa standardi bie, dhe qytetarët mezi e lidhin njërin skaj me tjetrin, akuzoi VMRO-DPMNE përmes një komunikate të dërguar në […]

Washington Post: Ndryshimi i kufijve është ide e tmerrshme


Liderët e Kosovës dhe të Serbisë, janë duke planifikuar shkëmbim territoresh. Ata thonë se kjo do t’i lehtësojë tensionet etnike dhe do të kontribuojë në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Disa analistë dhe politikanë mendojnë se kjo është ide e shkëlqyeshme. “Por nuk do të jetë”, ka thënë në një qëndrim të saj, kolumnistja e Washington […]

Zaev në takim me nënpresidentin e SHBA-ve, Majk Pens


Kryeministri Zoran Zaev sot në Uashington do të ketë takim me nënpresidentin e SHBA-së, Majk Pens. “Takimi do të realizohet me ftesë të nënpresidentit Pens, ndërsa në të do të bisedohet për përparimin e Republikës së Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO”, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp. Vizita e Zaevit në Uashington dhe takimi me nënpresidentin […]

Çfarë pa dhe dëgjoi Muhiq për Selën


Deputeti Ferid Muhiq gjatë seancës së sotme si dëshmitar për ngjarjet  e 27 prillit  theksoi se duke ikur nga sulmet e atëhershme në Kuvend  është fshehur në galerinë e sallës numër 4, nga ku ka mundur të dëgjojë një njeri të veshur në të zezë i cili ka qenë në sallë, por nuk ka mundur […]

Ndihma e shpejtë në Gjykatën Penale, i përkeqësohet gjendja Munir Pepiqit


Pas diskutimit me mjekët e Ndihmës së Shpejtë, gjykatësja Dobrilla Kacarska tha se seanca e sotme gjyëqsore do të anulohet, pasi i akuzuari Munir Pepiq duhet të shtrohet në spital. Seanca e re gjyqësore u caktuar për më 21 shtator. Para dëgjimit të dëshmitarit të tretë Kurto Dudush, gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të […]

Arrestohen katër persona për grabitjen e një këmbimoreje në Tetovë


Policia i privoi nga liria katër persona të dyshuar se janë autorë të grabitjes e cila dje rreth orës 09:00 ishte kryer në këmbimoren, përkatësisht agjencinë për transferimin e parave  në rrugën “Ilindenska” në Tetovë. Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë pas masave të ndërmarra  nga liria e privoi M.M.(56) dhe R.S.(35) të dy nga […]

Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë nismat kundër referendumit


Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë për vendimin e shpalljes së referendumit, që u miratua nga deputetët e Kuvendit të Maqedonisë më 30 korrik të këtij viti.  Gjykata Kushtetuese “Me shumicë votash u hodh poshtë iniciativa e Kongresit Botëror Maqedonas, Partisë “E Majta” dhe qytetarit Marjanço Angellovski nga Kumanova. […]

PRSD: Nëse do i jepej amnisti, VMRO-ja do e mbështeste referendumin


Kryetari i PRSD-së Tito Petkovski, nënkryetari Goran Misovski dhe sekretari i partisë Kristijan Trajkovski dje në Koçan kanë realizuar takim me udhëheqësinë e organizatave komunale të partisë nga Njësia e tretë zgjedhore. Në takimin rajonal është biseduar për referendumin e ardhshëm dhe perspektivat politike dhe ekonomike që hapen para Maqedonisë me anëtarësimin në BE dhe […]

Aksion policor në Tetovë, arrestohen edhe 16 persona tjerë


Mbrëmë policia e Tetovës ka vazhduar aksionin e saj për të arrestuar të gjithë ata të cilët kultuvojnë, shpërndajnë dhe konsumojnë lëndë narkotike! Dje janë vënë në pranga 16 persona nga Vrapçishti, ku edhe numri i të arrestuarve deri më sot ka arritur në 62 persona, me dyshim për përdorim dhe vënie në qarkullim të […]