Shekerinska: Anëtarësimi në NATO dhe BE nuk ka ngjyra partiake


LSDM në tubimin e mbrëmshëm në Aerodrom të Shkupit, përkujtoi qytetarët se dyert e BE-së dhe NATO-s, janë hapur për vendin, por i takon vendit të vendosë nëse do të kalojë apo jo këto dyer. Vendimi ëhstë i yni, marrëveshja u soguroi grekëve krenarinë hoistorike të ciolën e kanë kaq shumë të rëndësishëm, dhe Maqedonisë i sigurojë krenarinë e një vendimi të rëndësishëm për ardhmërinë tha Radmilla Shekerinska dhe parnerët e tjerë të koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë”.
“Siguruam një marrëveshje që garanton gjuhën tonë maqedonase, marrëveshje që na definon ashtu si vetë definophemi dhe quhemi, maqedonas. Siguruam marrëveshje e cila grekëve ju mundëson të ndjehen të rëndësishëm për shkak të historisë, por që ne do të na bëjë të ndjehmi krenarë për shkak të ardhmërisë. Prandaj në 30 shtator ne nuk do të shkojmë në vendvotime me libreza partiake, sepse antarësimi në BE dhe NATO nuk ka ngjyra partiake. Në vendvotime do të shkojmë me ndjenjën e krenarisë dhe dëshirën që ta bëjmë vendin tonë më të mirë”, tha Shekerinska./Gazeta e Pavarur