Artan Grubi: Ja për çka votohet në 30 shtator


Deputeti i BDI-së, Artan Grubi në faqen e tij në facebook ka thënë se vota “PËR” në referendumin e 30 shtatorit nuk do të jetë votë për ndonjë parti politike, por votë “PËR” të ardhme e Maqedonisë

“Vota “PËR” më 30 shtator nuk është votë për BDI, LSDM, VMRO, PDSH, LR PDSH, njëra nga lëvizjet, ose cilën do parti, por është votë PËR ardhmërinë, për fëmijët e gjithsecilit prej nesh”ka shkruar Artan Grubi në faqen e tij në facebook.

Gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoni tashmë sistematikisht po zhvillojnë takime me qytetarët me qëllim që tu tregojnë atyre se dalja në votim me datë 30 shtator, përkatësisht vota “PËR” në referendum do të vulos njëherë e përgjithmonë të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoni.