Karemani: BESA në bisedimet për Qeveri kërkonte marrëveshje me shkrim
Nexhbedin Karemani, u.d i Lëvizjes BESA tha në paraqitjen e tij tha se BESA u tipizua përmes tre germave të mëdha të alfabetit shqip, që buronte nga kërkesat e shqiptarëve të Maqedonisë.
“Meqë u shterën idetë për Kongres të përbashkët sot jemi këtu në Kongresin e parë të BESËS… ajo ka përmbush kërkesën saj në skenën politike në Maqedoni, ka thënë kontribut real të reformave në vend dhe vendosjes sundimit të shtetit të së drejtës, ndërsa është një freski e skenës politike në vend dhe më gjerë. Kryetari i ri të shpalos programin politik të BESËS dhe strategjisë së re”, ka thënë Karemani, raporton Medial.mk.
“BESA Ka më shumë se 3 mijë aktivistë dhe mbi 10 mijë anëtarë të regjistruar… Kryeministri shqiptar Edi Rama në Tiranë thirri partitë shqiptarë për zotim të interesave shqiptare në Maqedoni, këtë e pranoi edhe Lëvizja BESA më 7 janar. Pas këtyre ngjarjeve më 17 maj presidenti i dorëzoi mandatin liderit të LDSM-së, në këto negociata u përfshi edhe BESA ndërsa kërkonte marrëveshje me shkrim. BESA vendosi të mbetet parti opozitare, herë pas herë ka ndihmuar shumicën për të pasur kuorum. Gjatë zgjedhjeve lokale (raundi i dytë) BESA bëri koalicion me ASH-në dhe solli një fitore në komunën e Zhelinës. Nëse sot mbahen zgjedhjet parlamentare BESA do të fitonte së paku 5 deputetë”, ka thënë tutje Karemani.