Gashi: Ky është kushti i BESËS për tu bërë pjesë e Qeverisë


Afrim Gashi i cili u zgjodh kryetar nga kongresi i Lëvizjes Besa krahu i Shkupit mbrëmë në emisionin Click Plus në televizionin 21, ka folur për përplasjet e fundit që po ndodhin në këtë parti e cila është përçarë në dy krahe atë të Shkupit dhe Tetovës nga krahu i Bilall Kasamiku, si dhe ka zbardhur kushtet e partisë së tij për t’u bërë pjesë e qeverisë.

“Ndarja në Lëvizjen BESA ka qenë një zhgënjim i madh për ne, por edhe kemi provoku zhgënjim edhe tek qytetarët. Uroj dhe dëshiroj që ky zhgënjim sa më shpejtë të përmbyllet, të vorroset dhe mos zgjodhet asnjëherë në mesin, jo vetëm të BESËS por në asnjë subjekt tjetër politik. Sot jemi në kontekst tjetër, por kushti jonë i vetëm është se ai sjellim mirë procesit apo jo”, ka thënë Gashi në Click plus.

Po ashtu Gashi ka deklaruar se BESA nuk ka nevojë të bashkohet me PDSH-në.

“Ne kemi formuar BESËN pasi kemi menduar se kjo mënyrë e organzimit është autentike dhe prandaj e kemi themeluar”.