Dy ministra të BDI-së largohen nga Qeveria


Ministri i Drejtësisë, Bilent Saliji dhe një ministër tjetër i kabinetit qeveritar pritet të ndërrohen dhe se në vend të tyre të vijnë emra të tjerë.

Kjo bëhet e ditur nga burime të LSDM-së që duan të ketë emra të tjerë në Ministrinë e

Drejtësisë. Nuk përjashtohet që edhe në drejtësi të ulet një ministër nga radhët e LSDM, ndërsa BDI si kompensim të marrë Ministrinë e Pushtetit Lokal ose Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Kandidate e mundshme për postin e ministres është Shiret Elezi nga dega e BDI-së sëGostivarit, por edhe emra të tjerë duke mos përjashtuar Bashkim Hasanin.

Nga ana tjetër, edhe një resor tjetër ministror nga BDI po shqyrtohet të ndërrohet, edhe ate bëhet fjalë për ministrinë e Ekonomisë, e cila do të ndërrohet me një resor tjetër, siç është Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Ministri i drejtësisë Bilent Saliji nuk ka dashur të flas lidhur me ate se a do të ngelet në këtë detyrë, por shtoi se gjithçka varet nga marrëveshje midis partive politike të koalicionit.