Bela: Nuk ka qenë qëllimi im që ta vras Sazdovskin


Besir Bela dhe Skender Demiri sot po japin versionin e tyre para gjykatës se si ka ndodhur ngjarja më 29 qershor të vitit të kaluar, ku si pasojë e asaj ngjarje humbi jetën Nikolla Sazdovski, transmeton koha.mk.

“Takimi me të ndjerin Nikolla Sazdovski ka ndodhur rastësisht. Nuk ka qenë qëllimi im që ta vras apo dëmtoj. Thjeshtë ju afrova të shoh se pse më shikonte ashtu në mënyrë provokative dhe kështu filluam të godasim. Në stacion të autobusit u ndala duke menduar se një kushërirë e imja është aty”, ishte deklarata e Besir Belës para gjykatës. Procedura po vazhdon.