Aktakuzë për gruan që e ka vrarë burrin në Studeniçan


Prokuroria Themelore Publike parashtroi padi penale kundër një gruaje (50) për vepër të kryer penale vrasje.

Nga PTHP kumtuan se e akuzuara më 1 maj të vitit 2019, në shtëpinë e saj në Studeniçan me paramendim ia ka marrë jetën burrit të saj. Pas debatit paraprak, ajo e ka marrë sëpatën që e ka pasur afër dhe në oborrin e shtëpisë familje e ka goditur tre herë tani të ndjerin.

“Me parashtrimin e akuzës, prokurori publik te gjykata ka dorëzuar edhe propozim për vazhdimin e masës tashmë të përcaktuar paraburgim sepse vlerësoi se ka rrezik për fshehje dhe ikjen e të akuzuarës”, qëndron në kumtesën e PTHP-së.