Zaev dhe Cipras kanë biseduar një orë, nesër telefonata e dytë


Kryeministri Zoran Zaev më në fund realizoi telefonatën me homolgun grek Aleksis Tsipras. Siç mëson “Nezavisen Vesnik” telefonata ka filluar në orën 14:00 dhe në të Zaev dhe Cipras kanë biseduar për detajet e fundit të marrëveshjes përfundimtare për çështjen e emrit.

Detaje të tjera rreth kësaj telefonate nuk janë bërë publike, vetëm dihet se biseda është zhvilluar në atmosferë mjaft pozitive.

Telefonatën e sotshme e paralajmëroi shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias i cili paraprakisht realizoi takim të jashtëzakonshëm me kryeministrin e Greqisë.