Xhaferi nuk ka marrë ftesë në negociatat për emrin


Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në brifingun me gazetarë ka thënë se nuk ka marrë ftesë për negociatat për emrin dhe thotë se nuk ka kërkuar as edhe të kërkojë ta ftojnë diku. Sipas tij mund të shkohet në dasmë i paftuar, por ai as këtë nuk e ka bërë, transmeton Medial.mk.

Ai shpreson se VMRO-ja do t’i tërheq amendamentet për ligjin e gjuhëve dhe se do ta përmirësojnë komunikimin me shqiptarët.