(VIDEO) Zjarr në autobus të NQP Shkup


Në bulevardin Aradhat partizane në Shkup është djegur një ajutobus dykatësh.

Bëhet fjalë për autobusin numër 2 i cili lëviz në relacionin Autokomandë-Saraj.

Udhëtarët në panik kanë lëshuar autobusin duke zbritur nga ai në stacion në afërsi të qendrës tregtare Antiko në Karposh 4.

Sipas dëshmive të tyre në disa stacione autobusit i kkardhurë një erë e keqe dhe papritmas ka shpërthyer zjarri dh. Në mesin e tyre nuk ka të lënduar.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë ekipet e zjarrfikësve dhe të policisë.