(Foto) Sheshi “Skënderbeu”, nis fushata humanitare “Ti je luledielli”


Në prani të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, zv/kryeministrit për çështje evropiane Bujar Osmani, kryetarit të Çairit Visar Ganiu, deputetë dhe figura tjera të politikës vendore ndezën dritën e lulediellit të vendosur në Sheshin “Skënderbeu” për të shpallur të hapur zyrtarisht fushatën humanitare “Ti je luledielli” të kryesuar nga prezantuesja e njohur e ekraneve televizive në Shqipëri, Albana Osmani dhe shumë veprimtarë human pjesë të fondacionit të saj.

“Le t’i bashkëngjitemi këtij aksioni me dinjitet e vullnet të plotë duke blerë produktet e krijuara me shumë dashuri e përkushtim – fanellat me logon e lulediellit për t’u bërë pjesë e misionit për të lehtësuar sadopak dhimbjen dhe kohën e vështirë me të cilën vogëlushët e prekur nga kanceri po përballen. Mjetet financiare të grumbulluara nga kjo fushatë bamirëse do të dërgohen në Repartin e onkohematologjisë në kuadër të Spitalit Shtetëror ‘Nëna Terezë’ ku po kurohen fëmijët e prekur nga sëmundjet e ndryshme të gjakut /kancer/ leukemi”, shkruhet në postimin e kreut të Çairit, Visar Ganiu.