Shtrenjtohen përsëri derivatet e naftës


Кomisioni Rregullator për Energjetik ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës. Sipas vendimit të ri të KRRE-së, çmimet e benzinave do të shtrenjtohen për një denarë, ndërsa dizeli për dy denarë.
Në dy javët e ardhshme një litër EUROSUPER-95 do të kushtojë 74.50 denarë, ndërsa një litër EUROSUPER-98 do të jetë 76.50 denarë.
Çmimi i EURODIZELIT shtrenjtohet për dy denarë, dhe tani një litër do të kushtojë 69.00 denarë.