Shqiponjat e Zvicrës kualifikohen

Aktualisht ka përfunduar pjesa e parë e takimeve të rrethit të tretë të ndeshjeve të Grupit E.

Zvicra është në epërsi prej një goli kundër Kosta Rikës, ashtu sikurse Brazili ndaj Serbisë.

Siç janë rezultatet, Zvicra dhe Brazili kanë siguruar kualifikimin nga grupi për në fazën e eliminimit direkt, njofton Klan Kosova.

Ndonëse ndryshimi i gjërave në këto ndeshje nuk është i pamundur matematikisht, mbetet shumë e vështirë  në realitet që diçka e tillë të ndodhë.

Duhet të shënohen pesë gola në të dy ndeshjet që Kombëtarja e Zvicrës të mos mund të kualifikohet.

Tre herë duhet të shënojnë futbollistët e Kosta Rikës në portën e Zvicrës, si dhe dy herë Serbia në të Brazilit me kushtin që brazilianët dhe zviceranët të mos shënojnë gola të tjerë. Vështirë e mundur!

Pra mund të konsiderohet se Zvicra bashkë me pesë shqiptarët e saj dhe Brazili janë dy kombëtaret që do të vazhdojnë rrugëtimin në Kupën e Botës me nga shtatë pikë.