Shkup, tetë aksidente komunikacioni gjatë ditës së djeshme

Një këmbësor ka marrë lëndime të rënda trupore, dhe pesë persona janë lënduar më lehtë në tetë aksidente që kanë ndodhur në 24 orët e fundit në rrethinën e Shkupit.Në tri aksidente është shkaktuar dëm material.

Sipas raportit të policisë, 25 vozitës kanë drejtuar automjetin mbi shpejtësinë e lejuar, dy vozitës kanë drejtuar nën ndikimin e alkoolit, 11 vozitës kanë drejtuar automjetin para fitimit të të drejtës për të vozitur dhe dy vozitës fillimtar.

Nga komunikacioni janë përjashtuar nëntë automjete të paregjistruara, ndërsa policia rrugore ka shqiptuar 65 dënime për parkim të palejuar, kurse automjeti special “merimanga” ka bllokuar 70 automjete.

Policia gjithashtu ka dënuar edhe 9 vozitës që kanë kaluar udhëkryqin në të kuqe, tre persona për tejkalim jo të rregullt dhe pesë vozitës për mos pasjen e pajisjeve dimërore në automjet.