Shkup, gjatë ditës së djeshme janë shkaktuar 15 aksidente


Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së trafikut është kryer kontroll në gjithsej 15 aksidente rrugore. Në shtatë aksidente është shkaktuar dëm material.

Në 24 orët e fundit me shpejtësi më të madhe se e lejuara janë ndaluar 45 vozitës, dy prej tyre kan qenë nën ndikimin e alkoolit, 12 kanë drejtuar automjet pa leje për vozitje ndërsa tre kanë qenë fillestar. Gjashtë vozitës kanë kaluar udhëkryqin në semafor të kuq dhe dy nuk kanë dhënë përparësi këmbësorëve.

Nga trafiku janë larguar 13 automjete të paregjistruara dhe një automjet teknikisht i dëmtuar.

Policia e trafikut ka lëshuar 64 dënime për parkim të parregullt. Ndërsa 65 automjete janë larguar me “merimangë”./Gazeta e Pavarur