Sela dhe ASH-ja vendosin të largohen nga Qeveria?


Aleanca për Shqiptarët nuk do të jetë më pjesë e qeverisë. Kjo do të konfirmohet zyrtarisht brenda pak orëve në Kuvendin Qendror që po zhvillon punimet në Gostivar. Agjencia e lajmeve INA mëson se boshllëkun që do krijohen me largimin e Aleancës, kryeministri Zoran Zaev do të mbuloj me deputetët të pavarur, të partive të vogla dhe deputetëve të larguar nga VMRO-DPNME-ja.

Agjencia INA mëson se para derës së Zaevit janë duke pritur Partia Demokratike Shqiptare, deputeti i pavarur nga komuniteti rom, Amdi Bajram dhe disa deputetë nga VMRO-ja e Gruevskit.