Personat nën moshën 25 vjeçare nuk do të mund të marrin leje për posedim të armëve


Personat më të rinj se 25 vjet nuk do të mund të marrin leje për mbajtje të armëve. Afati për zëvendësimin e të gjitha formave të lejeve për armë është vazhduar deri në vitin 2022.

Ndryshimet e reja në ligjin për armë paraqesin miratim të rregullativës vendore me rregullativën e BE-së. Përsëri vendoset mundësia për legalizimin e armëve që posedohet pa dokument të vlefshëm, ndërsa afati përfshin një vit./zhurnal