Për emrin optimizëm dhe qëndrime të ndryshme, identiteti – vijë e kuqe


Me informacion për optimizëm për çështjen për emrin dhe për dallimet në qëndrimet e Maqedonisë dhe të Greqisë, si dhe porosi nga pala e Maqedonisë se identiteti nuk është lëndë e vendimit, vazhdon vijimi i kontestit afatgjatë pas takimeve të ndërmetësuesit Methju Nimic me kreun shtetëror-politik të Maqedonisë dhe të Greqisë.

Edhe pas takimeve dhe deklaratave të ndërmjetësuesit dhe politikanëve u lënë pas dore komentet zyrtare për propozimet për emrin për të cilat është shkruar në periudhën e fundit, që të mos dëmtohet procesi.

“Besoj se zgjidhja, e cila është e mundshme është konsistente. Ka dallime në qëndrimet midis dy vendeve, por unë jam optimist”, deklaroi Nimic, pas takimit të djeshëm me shefin e diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov, të cilit i kanë paraprirë edhe takime me presidentin Gjorge Ivanov dhe kryeministrin Zoran Zaev.

Nimic vlerësoi se Qeveria e Maqedonisë është tërësisht e kompletuar ta mbajë identitetin, ndërsa Dimitrov porositi se identiteti nuk mund të jetë lëndë e negociatave, sepse nuk është lëndë e vendimit.

“Ky është rezultat i procesit historik dhe çështja është shumë më e madhe se unë, dhe në përgjithësi nga tërë gjenerata e politikanëve të sotëm dhe me siguri edhe gjeneratave të ardhshme. Nëse vijmë deri në atë pikë për zgjidhje që të preket identiteti, për fat të keq nuk do të ketë zgjidhje”, tha Dimitrov në konferencën për shtyp në Shkup, për të cilën qëndrimet e tij u bënë tema e parë dhe kryesore në mediat greke.

Ka, siç theksoi Dimitrov, ide të cilat nuk janë ashtu të këqija dhe disa të cilat nuk janë ashtu të mira dhe krijojnë shqetësim te ne.

Në lidhje me atë nëse shikon irredentizëm në emrin Maqedoni, për çka akuzon pala greke, Nimic, përkujtoi se viteve të fundit kjo çështje është diskutuar dhe dërgoi edhe Rezolutë në KS të KB-së nga viti 1992.

Nuk dëshiron të spekulojë për atë çka do të ndodh nëse këto bisedime nuk kanë sukses, sepse mendon se është arritur deri në atë pikë deri te e cila dy palët punojnë në mënyrë të palodhshme për zgjidhje.

Në ndihmë është ajo që, sipas Nimicit, qeveritë e Maqedonisë dhe të Greqisë janë me diplomatë kompetent dhe liderë vendimtarë, ndërsa, siç tha, në disa muajt e ardhshëm do të shohim nëse do të arrihet progres apo jo.

Në takim e ndërmjetësit Nimic, me kryeministrin Zaev, është vlerësuar se në këtë fazë të bisedimeve është krijuar moment pozitiv dhe se dy vendet tregojnë se janë të përkushtuar në ndërtimin e mëtutjeshëm të besimit. Janë ndarë përfitimet e para të takimit të kryeministrave Zaev dhe Cipras në Davos, kur nga dy palët është shprehur vullnet politik dhe i mirë për hapat e parë praktik, siç ishte paralajmëruar riemërtimi i autostradës, ndërsa nga kryeministri grek është paralajmëruar zhbllokimi i fazës së dytë të Marrëveshjes së stabilizim-asociiimit dhe mundësia që Republika e Maqedonisë të bëhet anëtar i Nismës Adriatiko-Jon.

Procesi i bisedimeve, kumtuan nga pres-shërbimi qeveritar, vazhdon edhe më tej, nën patronatin e KB_së dhe të ambasadorit Nimic, dhe bisedimet e ardhshme për zgjidhjen e kësaj çështje, vendet lidere të ekipeve negociuese i ndërmarrin ministritë e punëve të jashtme të dy vendeve.

Presidenti Ivanov, potencoi se zgjidhja për dallimin rreth emrit mund të kërkohet vetëm në kuadër Kombeve të Bashkuara dhe e ka riafirmuar qëndrimin se nevojitet përmbajtje strikte pranë kornizës, në të cilën zhvillohen bisedimet – karta e KB-së, rezolutat e Këshillit të Sigurisë, Marrëveshja e përkohshme dhe aktvendimi nga Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë.

Ivanov theksoi se Republika e Maqedonisë do të vazhdojë edhe më tej në mënyrë konstruktive të marrë pjesë në proces, me qëllim të gjetjes së zgjidhjes së kontestit të imponuar nga ana e Greqisë, e cila nuk do provokojë në identitetin e popullit të Maqedonisë dhe nuk do ta prishë dinjitetin e qytetarëve të Maqedonisë.

Nga Ali Ahmeti, lider i BDI-së dhe partner koalicioni në Qeveri, Nimic, siç deklaroi, ka marrë këshilla të mirë dhe bindje se do të luajë rol konstruktiv në orvatjet që të gjendet zgjidhje korrekte dhe e urtë. Ahmeti, deklaroi se i jep mbështetje të plotë ndërmjetësit, në misionin e tij për zgjidhjen e kontestit, duke shfaqur shpresë se është e mundur që kjo çështje të ketë epilog.

Edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickovski para Nimicit ka thënë se bisedimet për emrin duhet të vazhdojnë të zhvillohen në kuadër të kornizës së vërtetuar nga KB-ja, duke i respektuar dokumentet dhe parimet e Këshillit të Sigurisë, Marrëveshja e përkohshme dhe aktvendimi nga Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë. Vendimi për të cilën negocion Qeveria e Maqedonisë duhet t’iu ruajë interesat shtetërore dhe nacionale dhe të mos e rrezikojë identitetin e maqedonasve, porositën nga partia më e madhe opozitare dhe shprehën shqetësim për, siç theksuan, hapa të caktuar në shoqërinë greke, të cilat iritojnë dhe nxisin ndjenja negative ndaj Republikës së Maqedonisë dhe të cilat nuk janë në ndihmë të gjithë procesit të përgjithshëm.

Në Greqi ndërkaq, paralelisht janë informacionet për vizitën në Maqedoni dhe takimet e Nimicit me kreun shtetëror politik të Maqedonisë, vazhdojnë paralajmërimet për protesta dhe kontraprotesta në Athinë që duhet të bahen këtë fundjavë.

Për shefin e diplomacisë greke Nikos Koxias, i cili në intervistën për Rojters, shfaqi bindje se deri në qershor do të zgjidhet çështja për emrin, protestat në Greqi janë shenjë e demokracisë, ndërsa njerëzit edhe në të dy shtetet që nuk pajtohen me kompromis të mirë, nuk do të thotë se kanë qëllim të keq.

Deri më tani, protesta e paralajmëruar për të dielën në sheshin qendror të Athinës, para Parlamentit grek, publikisht e kanë mbështetur: Kisha Ortodokse Greke, partitë politike Demokracia e Re, Grekët e Pavarur dhe Lidhja e Centralistëve, kompozitori grek Mikis Teodorakis, por edhe Lidhja e komunave të Greqisë. partneri i koalicionit në Qeverinë greke, Panos Kamenos, tha se anëtarët e partisë së tij si qytetarë të lirë do të marrin pjesë në protestë për “Maqedoni” sepse qytetarët e Greqisë i shprehin pozicionet kombëtare dhe u ndihmojnë negociatave”.

Paralelisht me protestën në sheshin “Sintagma”, në largësi prej vetëm 800 metra, anarkistët përgatisin kontraprotesta, gjegjësisht tubim antifashist.

Ndërkohë kryetarja e PASOK-ut dhe lider e Lëvizjes për ndryshim Fofi Genimata, në deklaratë me shkrim të dërguar deri te mediat, pyet çfarë marrëveshje përgatit Qeveria, kur nuk ekzistojnë parakushte politike për konsensus rreth emrit.

Genimata e akuzoi Qeverinë greke për veprim të fshehtë dhe edhe njëherë përsëriti se nevojitet të thirret takim i liderëve me presidentin e shtetit.

Në deklaratë për mediat lokale nga Selaniku, prefekti Janis Butaris thotë se negociatat janë punë e Qeverisë, ndërsa as ai as qytetarët nuk mund t’i thonë si të negociojë. Pozicioni i tij, theksoi, është emër i përbërë, diçka që ishte vendosur nga qeveritë paraprake në Bukuresht në vitin 2008.

Njëkohësisht lideri i partisë Potami, Stavros Teodorakis, e përsëriri qëndrimin e tij për emër të përbërë, në gjuhën maqedonase, por në formë të një fjale të përngjitur. Ai thotë se në gjithë çështjen, për ata veçanërisht pika të rëndësishme janë tekstet shkollore dhe Kushtetuta e Maqedonisë. me pozicion të ngjashëm për emrin me një apo dy fjalë, foli edhe shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias në intervistën për ERT të hënën në mbrëmje.