Mickoski: E dobishme vizita në Bruksel, u theksuan pozicionet e partisë dhe temat që e tangojnë RM-në

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski e vlerësoi si të suksesshme dhe shumë të dobishme vizitën në Bruksel ku gjatë dy ditëve janë realizuar takime të dobishme në të cilat janë theksuar pozicionet  e partisë dhe është riafirmuar qëndrimi për orientim drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në BE dhe NATO.

“Do ta shfrytëzojmë infrastrukturën tonë të përgjithshme në kuadër të Partisë Popullore simotra, që të mund të marrim raport pozitiv për progresin e Republikës së Maqedonisë dhe fillimit të saj të mëtejshëm të negociatave me BE-në. Kështu që përgjithësisht u munduam pozitivisht të veprojmë për atë që thuhet progres i Republikës së Maqedonisë në kuadër të BE-së”, deklaroi Mickoski.

Ai shtoi se në takimet është biseduar edhe për ato tema reale që e tangojnë Republikën e Maqedonisë, të cilat, sipas tij, kanë parashenjë negative. “Ato janë temat e partisë momentale qeveritare LSDM për keqpërdorim të institucioneve shtetërore, keqpërdorim të fuqisë, pastaj ajo që quhet terror politik ajo që quhet keqpërdorim i masës paraburgim, rezultatet negative në plan ekonomik, ndjenja e humbur e besimit tek demokracia, ndjenja e humbur e besimit tek institucionet e sistemit, gjithashtu ngecin reformat thelbësore, reforma që duhet Qeveria jo vetëm në mënyrë deklarative, por edhe në mënyrë të zbatueshme t’i implementojë në RM. Reforma që do të thonë jetë më të mirë për qytetarët e tanë, jetë më të mirë në shoqërinë në RM në tërësi”, theksoi Mickoski