Osmani: Presim mesazhe të qarta nga KE-ja


Zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot mbajti brifing me gazetarë në të cilën i informoi për procesin euro- integrues të Republikës së Maqedonisë, konkretisht për implementimin e reformave të Planit 3-6-9, shmangien e pengesave politike në rrugën euro- integruese, pritjet nga Strategjia e Komisionit Evropian, si dhe rezultatet nga turneu i […]

Ndotja e ajrit në Shkup disa ditë mbi të lejuarën


Banorët e Shkupit disa ditë me radhë thithin ajër të ndotur. Koncentrimet e grimcave PM10 sipas matjeve të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, të shtunën kanë arritur maksimumin prej 426 mikrogramë në Lisiçe, dje 596, gjithashtu në Lisiçe dhe gjatë natës deri në mëngjes koncentrim më i lartë prej 527 mikrogramë është matur […]

Çka nëse dështojnë bisedimet për emrin?


Gazeta greke Katimerini në një artikull të saj ka analizuar se çfarë mund të ndodhë nëse dështojnë negociatat e përshpejtuara me Maqedoninë lidhur me zgjidhjen e emrit. Dështimi i negociatave së pari do të nënkuptonte se vendi edhe më tej zyrtarisht do të quhet IRJM, si që kanë pranuar nga Kombet e bashkuara, por edhe […]

Besa: BDI-së i ka kaluar koha, tani ka kush u del zot shqiptarëve!


Takimi mes kryeministrit, kryetarit të shtetit dhe kryetarëve të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së është edhe një mospërfillje e shumicës të vullnetit të shqiptarëve në Maqedoni, vlerëson Lëvizja Besa. Duke qenë të përkushtuar dhe konstruktiv në procesin e negociatave që po zhvillohen rreth emrit të shtetit mes Maqedonisë dhe Greqisë, ne ndjehemi të indinjuar që shumica e […]

Protesta para Kuvendit kundër Ligjit të gjuhëve dhe ndryshimit të emrit të Maqedonisë


Disa organizata qytetare maqedonase sot para Kuvendit të Maqedonisë kanë dalur në protesta, kundër sjelljes së Ligjit për gjuhët dhe ndryshimit të emrit të shtetit. Në përkrahje të këtyre protestave janë edhe dhjetëra qytetarë, të cilët theksojnë se Ligji i gjuhëve dhe ndryshimi i emrit të shtetit, cënon identitetin maqedonas, njofton Telegrafi Maqedoni. Këto organizata […]

Nimic e fillon vizitën në Athinë, të mërkurën në Shkup


Ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara mes Maqedonisë dhe Greqisë për kontestin e emrit, Methju Nimic sot e fillon vizitën në Athinë,  në suaza të negociatave të ripërtërira mes dy vendeve për zgjidhjen e kësaj çështje të hapur, e cila paraqet pengesë për anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO. Nimic vjen për vizitë në dy […]

Ekspertët e vlerësojnë pozitivisht takimin e liderëve


Ekspertët e vlerësojnë pozitivisht takimin e mbrëmshëm të liderëve, edhe pse nuk u arrit konsensusi i pritur kombëtar për emrin. Për Lupço Ristovskin është mirë që përfundimisht pushteti e opozita u ulën për ta diskutuar një çështje kaq kyçe për vendin. Përfundimisht punët po e marrin drejtimin e vërtetë. Pra pushteti patjetër të bisedojë me […]

Mickovski nesër në Bruksel takohet me Han, Mogerinin dhe Zhozef Dol


Kryetari i partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski nesër do të udhëtojë për në Bruksel, në vizitën e tij të parë zyrtare si lideri i partisë. Përveç Mickovskit, delegacionin i cili do të udhëtojë për në Bruksel do ta përbëjnë nën-kryetari Aleksandar Nikollovski dhe anëtari i Komitetit ekzekutiv Vllatko Gjorçev. Sipas informacioneve partiake, Mickovski në […]

Anashkalimi i opozitës shqiptare, Demiri: Opozita, jo-relevante për mazhorancën


Mos përfaqësimi i opozitës shqiptare në takimin e mbrëmshëm të liderëve, ku u diskutua propozimi i Nimicit dhe takimi i dy kryeministrave Zaev-Cipras, sipas analistit Alajdin Demiri është për shkak të sjelljes së mazhorancës, e cila opozitën shqiptare e quan si jo relevante. “Në këtë fazë nuk është e rëndësishëm e çuditshme roli i opozitës […]

Kryeministri Zaev optimist për arritjen e konsenzusit kombëtar për çështjen emrit


Pas takimit koordinues mes krerëve shtetëror që ka zgjatur më shumë se pesë orë, në deklaratat e dhëna për mediat, asnjëri nga pjesëmarrësit në takim nuk dha detaje konkrete në lidhje me propozimet e dhëna nga ndërmjetësi Matthew Nimetz, si dhe për atë a janë të pranueshme për Maqedoninë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Poashtu, nuk deklaruan […]

Cipras, i gatshëm për pranimin e emrit të Maqedonisë me referencë gjeografike


Kryeministri grek, Aleksis Cipras, thotë se është i gatshëm të pranojë një “emër të përbërë” që përfshin emrin “Maqedonia” për të zgjidhur mosmarrëveshjen e vjetër rreth emrit të fqinjit të saj ballkanik. Komentet televizive të Ciprasit të bëra më 27 janar erdhën pas bisedimeve që i zhvilloi në Athinë me liderët kyçë, përfshirë edhe ata […]

Frçkovski: Nuk do të ketë konsenzus kombëtar për emrin


Në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, Ljubomir Fërçkoski ka deklaruar se nuk do të ketë pajtim kombëtar për çështjen e emrit, kurse përgjegjësinë do ta bart elita që e merr vendimin për marrëveshje të mundshme. Sipas tij, takimi katërorësh i kryeministrave tregon simbolikisht se janë sqaruar disa detaje dhe se çështja do të […]

Ahmeti për Kathimerini: Termi “Maqedonia” nuk paraqet kërcënim për Greqinë


Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, ku propozon që çështja e emrit të zgjidhet sipas modelint të Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tij, të dy qeveritë duhet të arrijnë një pajtim, e më pastaj ratifikim në të dy kuvendet. Ahmeti konsideron se […]

Bujar Osmani flet pas takimit të liderëve për çështjen e emrit


Zv/kryeministri, Bujar Osmani i cili mori pjesë në takimin e liderëve në Maqedoni ku u diskutua raporti mes Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e emrit thotë se kjo është një qasje pozitive. Sipas tij ky komunikim aktiv dhe gjithëpërfshirës do të ndërtojë një konsesus të plotë për në BE dhe NATO. “Me një qasje pozitive, […]

Ja çfarë thanë liderët e Maqedonisë pas takimit për çështjen e emrit


Kryeministri Zoran Zaev pas takimit pesë-orësh të kryesisë politike në vend, u shpreh se është optimist se mund të gjendet një konsensus kombëtar mbi mosmarrëveshjen e emrit, transmeton Portalb.mk. “Ky ishte një takim informativ i ideve të propozuara të ndërmjetësit Matthew Nimetz. Ky proces kërkon përgjegjësi. Ne synojmë të sigurojmë progres dhe mbrojtjen e interesave […]

Ja për sa muaj mund të debatohet për amendamentet e VMRO-së për ligjin e gjuhëve


Deri në shtator shpresohet të debatohet për 35 mijë amendamentet e VMRO-DPMNE-së për ligjin e gjuhëve, përcjell Aktuale.mk. Sipas procedurës, dorëzuesi i amendamentit ka të drejtë që të mbaj fjalim prej 3 minutave, ose për gjitha amendamentet 105.000 minuta. Sipas kalkulimeve në rast se për një orë elaborohen 20 amendamente ose 240 në ditë, atëherë […]

Xhaferi vendos të hënën për 35 mijë amendamentet antigjuhësore të VMRO-së


Kryeparlamentari Talat Xhaferi do të presë numrin e përgjithshëm të amendamenteve të VMRO-DPMNE-së për ligjin e gjuhëve dhe të hënën do të vendosë se çka do të bëj me seancën kun ë rend dite do të jetë ligji për gjuhët, përcjell Aktuale.mk. “Do të duhet fillimisht ti shohë amendamentet. Unë nuk kam të drejtë që […]