PDSH me dy poste të rëndësishme në MPB


Në Ministrinë e Punëve të Brendeshme, janë bërë ndryshime me emërimin e kuadrove të PDSH-së dhe atë për herë të parë në histori që nga pamvarësimi i Maqedonisë, nga viti 1992, në hierarhinë e: Departamentit për sigurimin personal dhe të objekteve vitale, (Drejtori e 6 ) një ndër kryeshefat në këtë Departament, emërohet një kuadër […]

Ivanov vazhdon të tregohet kokëfortë


Kryetari i shtetit Gjorgje Ivanov në takimin e sotëm me përfaqësuesen e lartë të BE-së Federika Mogerini, e ka përsëritur qëndrimin e tij se i përkrah integrimet euroatlantike të Maqedonisë, por se “BE dhe NATO nuk duhet të jenë alibi për një marrëveshje të keqe. Ivanov, siç njoftojnë nga kabineti i tij, ka porositur se […]

“27 prilli”, Petar Atanasov: Qëllimi i turmës ishte likuidimi i Zaevit


“Tashmë keni mbaruar, do ju mbysim të gjithëve, do i mbysim shqiptarët”. Këto janë kërcënimet që ka dëgjuar deputeti i Partisë për Lëvizjen e Turqve në Maqedoni Enes Ibraim, më 27 prill në Kuvend. Ai tha se është ndje shumë i frikësuar dhe se nuk dëshiron asnjëherë të përsëritet një ngjarje e tillë. Ai mes […]

Ministri Asaf Ademi për „Nezavisen Vesnik”: Me projektin “Shkupi 2014” është shkeluar Kushtetuta


Ministri i Kulturës Asaf Ademi në një intervistë për „Nezavisen Vesnik” ka theksuar se me projektin “Shkupi 2014” janë shkelur shumë ligje dhe nene të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. “Komisioni i punës  është i përkushtuar në të gjitha segmentet të cilat janë të lidhura me “Shkupin 2014”, thuajse në të gjitha elaboratet mund të vërehet se ka […]

PDSh: Shqiptarët janë pro BE-së dhe NATO-s


Nënkryetarja e PDSh-së, Fatmire Isaku, në një konferencë informoi për angazhimet e liderit të kësaj partie, Menduh Thaçit, përmes takimeve të shumta të cilat po i realizon e që janë në interes të vendit, respektivisht rreth mbarëvajtjes së procesit të referendumit. Sipas saj, i tillë ka qenë edhe takimi i djeshëm i Menduh Thaçit me […]

Deputeti Ibrahimi: Sulmuesit më thanë tani as Erdogani nuk do të shpëtojë


Deputeti Enes Idrahimi nga Partia Lëvizja e Turqve në Gjykatën Penale rrëfeu atë që ka parë natën e 27-prillit vitin e kaluar. Ai theksoi se nuk dëshiron më asnjëherë të përsëritet ajo që ka ndodhur pasi që sipas tij është e tmerrshme. “Nuk besova se do të ndodh ajo që ndodhi. Ku hyrën dhunuesit në […]

Kryeministri Zaev i drejtohet Parlamentit Evropian në gjuhën maqedonase


Kryeministri Zoran Zaev është i pari kryeministër i Maqedonisë i cili për herë të parë ka mbajtur fjalim në Parlamentin Evropian në gjuhën maqedonase. Ai theksoi se populli është para një sfide historike. Sipas tij, Maqedonia e Veriut do të jetë anëtare e re e BE-së dhe NATO-s me gjuhën dhe identitetin e pranuar maqedonas. “Populli […]

Për ku nëse jo për NATO dhe BE


Robert Nesimi Më 30 Shtator qytetarët do të dalin në votime për të vendosur nëse aprovojnë marrëveshjen me Greqinë ose jo. Normalisht gjatë një fushate të dyja palët duhet të prezantojnë argumente për pasojat e votimit “pro” ose “kundër” dhe të ofrojnë vizione se kah do të lëvizë vendi më pas. Por këtë rradhë informatat […]

Abdylmenaf Bexheti zyrtarisht Rektor i ri i UEJL-së


Në Universitetin e Evropës Juglindore sot u mbajt ceremonia e inaugurimit të rektorit të ri, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf  Bexheti, përcjell Portalb.mk. Rektori ri I UEJL-së u zotua se do të punon me përkushtim dhe guxim për një arsim sa më cilësorë në vendin tonë, dhe që Universitetin e Evropës Juglindore të ngritet në universitet më […]

Haradinaj takohet me Menduh Thaçin


Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot u takua me liderin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) të Maqedonisë, Menduh Thaçi, pas së cilës ha se “shqiptarët duhet të përcaktohen për Maqedoni në BE dhe NATO”, njofton MIA. “Sot e kisha rastin të takohem zyrtarisht me Menduh Thaçin dhe të bisedojmë për temat aktuale këtu dhe në […]

Mogerini nesër në Shkup


Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini nesër do të vizitojë Maqedoninë. Ajo do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, liderin e opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski dhe me presidentin e shtetit Gjorgje Ivanov. Pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, Mogerini pritet të jap deklarat të shkurtër për shtyp në Çarshinë e Shkupit.    

Ish presidenti Branko Cërvenkovski deklarohet për referendumin


“Më 30 shtator unë do të dal në referendum dhe do të votoj PËR! Do të votoj PËR, jo sepse mendoj se Marrëveshja e Prespës është fitore dhe sukses i madh, por për atë se vlerësoj se është domosdoshmëri nga çfarëdolloj situate nuk ka ikje”, ka porositur ish presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, njofton Portalb.mk. “Do […]

Amdi Bajram: Referendumi nuk duhet të bojkotohet, romët do të votojnë “pro”


Kryetari i Lidhjes së Romve, Amdi Bajram, ju ka bërë thirrje bashkëqytetarëve të tij që të dalin në referendum dhe të votojnë “për”, që siç tha, ai të jetë i suksesshëm. “Romët në Maqedoni edhe gjatë referendumit të parë për pavarësinë e shtetit kanë votuar në masë të madhe. Në Maqedoni, romët i kanë të […]

Hahn vjen për vizitë në Maqedoni


Eurokomisari për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, do ta vizitojë Maqedoninë para mbajtjes së referendumit më 30 shtator, përcjell Telegrafi Maqedoni. Hahn më 17 dhe 18 shtator do të vijë zyrtarisht në Shkup si mysafir i ftuar i “Ditët e mediave në Ballkanin Perëndimor”, por edhe jozyrtarisht për të kontrolluar aktivitetet e vazhdueshme për sqarimin […]

Kasami: Vota “për “ BE dhe NATO, për një jetë me dinjitet


Kreu i Besës, Bilall Kasami, tha se vota “për” më 30 shtator, është votë që garanton  sigurinë dhe paqen për t’i thënë STOP ndikimeve nga qarqet anti NATO në Maqedoni. Gjithashtu sipas Kasamit, vota “për “ në referendum, është votë për të ndodhur ndryshimet kushtetuese edhe për shqiptarët. “Jemi këtu që ti themi integrimit të […]

Ali Ahmeti-Hashim Thaçi: Shqiptarët masovikisht të votojnë pro NATO dhe BE


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në Shkup Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.  Kryetari Ahmeti dhe Presidenti Thaçi kanë bashkëbiseduar rreth referendumit të 30 shtatorit si dhe zhvillimeve në rajon, me theks të veçantë mbi dialogun midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Lideri Ahmeti njoftoi Presidentin Thaçi mbi […]

Ja për çfarë u bisedua në takimin Zaev-Thaçi


Bashkëpunimi rajonal, integrimi në NATO dhe BE, formimi i Komitetit Nacional, ndërtimi i autostradës dhe gazsjellësit Maqedoni – Kosovë, ishin temat për të cilat diskutua sot në takimin Zaev – Thaçi, transmeton Portalb.mk. Sot sërish u bë thirrje që të mbështetet referendumi në Maqedoni dhe zgjidhja e dialogut Kosovë – Serbi. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev […]

VMRO-DPMNE: Qytetarët të vendosin sipas bindjeve të tyre në referendum


Pas një debati maraton VMRO-DPMNE morri vendim që secili qytetarë të vendos vetë se a do të votojë dhe se si do të votojë në referendumin për emrin më 30 shtator. Megjithëse partia do të zhvillojë fushatë aktive ajo nuk do t’i udhëzoj qytetarët që të bojkotojnë referendumin, të votojnë PRO apo Kundër marrëveshjes së […]

Qëndrimi i VMRO-së për referendumin: Qytetarët le të vendosin vetë


Pas 5 orë debat VMRO-DPMNE morri vendim që secili qytetarë të vendos vetë se a do të votojë dhe se si do të votojë në referendumin për emrin më 30 shtator. Megjithëse partia do të zhvillojë fushatë aktive ajo nuk do t’i drejtojë qytetarët që të bojkotojnë referendumin apo të votojnë PRO apo Kundër marrëveshjes së […]