“27 prilli”, Petar Atanasov: Qëllimi i turmës ishte likuidimi i Zaevit


“Tashmë keni mbaruar, do ju mbysim të gjithëve, do i mbysim shqiptarët”. Këto janë kërcënimet që ka dëgjuar deputeti i Partisë për Lëvizjen e Turqve në Maqedoni Enes Ibraim, më 27 prill në Kuvend. Ai tha se është ndje shumë i frikësuar dhe se nuk dëshiron asnjëherë të përsëritet një ngjarje e tillë. Ai mes të akuzuarve njohu Munir Pepiqin por tha se nuk kishte parë që ai të sulmonte dikë.

-Nuk i takova ata që më kanë sulmuar, por ajo që e kemi përjetuar ishte shumë e keqe dhe ajo që ka ndodhur më 27 prill nuk duhet asnjëherë të përsëritet në Maqedoni. Ndërsa, ata që kanë qenë bashkëpunëtorë I këtyre ngjarjeve duhet të japin llogari.00:20- Kam marrë kërcënime edhe në gjuhën turke, disa më thonin se nuk do të më shpëtoj as Erdogani- dëshmoi deputeti Enes Ibraim.

Caku i turmës ishte Zaev, deklaroi zëvendës ministri i arsimit Petar Atanasov. Atanasov përshkroi se në momentin kur turma hyri në Kuvend ai ndodhej në galeri dhe se nuk ndihej aspak i sigurt ngaqë institucionet të cilët janë të obliguar për ti mbrojtur ata, nuk kanë bërë punën e tyre. Atanasov ceku se më e rëndësishmja ishte fakti që ditë me radhë para ngjarjes së 27 prillit deputetët e VMRO-DPMNE-së nga foltorja e Kuvendit kishin drejtuar kërcënime të ndryshme si populli është bezdisur nga ju dhe do ju dënoj. Atanasov tha se më i zëshmi për kërcënime ishte deputeti Krste Mukovski.

-Të gjithë deputetët ishim të bllokuar në Kuvend. Ishim të bllokuar aty dhe nuk ishim të mbrojtur nga institucionet të cilat e kanë këtë detyrë. Qëllimi i turmës me gjasë ishte likuidimi i kryeministrit Zoran Zaev – dëshmoi Petar Atanasov- zëvendësministër i Arsimit.

Në seancën e kaluar kanë dëshmuar kryeministri Zoran Zaev, ministri i brendshëm Oliver Spasovski, ish ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov dhe deputeti Vejsel Memedi. Për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvend akuzohen 33 persona për prishje të rendit kushtetues./Alsat M