Shtrenjtohen benzinat dhe dizeli


Çmimi me pakicë i benzinave prej sonte në mesnatë rritet prej dy deri në 2,5 denarë, përderisa i dizelit për 1,5 denarë, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë. Çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë  69,50 denarë për një litër, i Eurosuper BS 98 do të jetë 72 denarë, ndërsa Eurodizeli do të shitet […]

Zaev: Ta tejkalojmë veten dhe ta dakordojmë Ligjin për PP


Kryeministri Zoran Zaev thotë se do të ulet në tavolinë me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski lidhur me ligjin për prokurori publike, por pasi grupet e punës të japin sinjal deri tek ai dhe lideri i i opozitës Mickoski se ka përparim. Ai vlerëson se me të vërtetë janë larg arritjes së marrëveshjes dhe apelon […]

Katica Janeva mbetet në paraburgim, u refuzua prona e ofruar si garanci


Ish prokurorja speciale publike Katica Janeva mbetet në paraburgim, pasi gjykatësi i procedurës paraprake e refuzoi pronën e ofruar si garanci, ndërsa prokurorja Villma Ruskovska dha mendim negativ. “Për shkak të interesit të më shumë medieve, e informojmë opinionin se, deri te gjykatësi i procedurës paraprake i cili vepron me propozim të mbrojtjes së K.J. […]

Milloshoski: Nesër është i mundur takim për Ligjin e PP


Takim të ri për Ligjin e prokurorisë publike është e mundur të ketë nesër, deklaroi sot deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski. “Pritëm të ketë sonte. Ishim të gatshëm edhe sot, por e shohim se pushteti për arsye objektive apo subjektive nuk shpejton. Na informuan se është e mundur të ketë takim nesër. Nëse janë të […]

Ngritet aktakuzë kundër ish drejtorit dhe tre të punësuarve në Regjistrin Qendror


Prokuroria Themelore Publike nga Shkupi ngriti aktakuzë kundër ish drejtorit të Regjistrit Qendror Andreja Popovski për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim,  si dhe kundër tre të punësuarve  për të cilët dyshojnë për ndihmesë. “I akuzuari i parë i cili ka qenë drejtor i Regjistrit qendror në periudhën nga 16 dhjetori i vitit 2014 deri […]

Rroga mesatare në korrik 25.104 denarë


Neto rroga mesatare mujore e paguar për të punësuar në muajin korrik të këtij viti paraqet 25.104 denarë dhe sipas të dhënave të publikuara të Entit shtetëror të statistikave shënon rritje prej 4,3 për qind në krahasim me korrikun e vitit të kaluar. Rritja i referohet, para së gjithash, rritjes së neto-rrogës së paguar mesatare […]

Bundestagu për një javë do të japë dritë të gjelbër për fillimin e negociatave, në seancë do të jetë edhe zëvendëskryeministri Osmani


Bundestagu gjerman  do të japë dritë të gjelbër për fillimin e negociatave për anëtarësimin  e Maqedonisë së Veriut në BE, ndërsa në seancën  e cila do të mbahet më 26 shtator kur në rend dite  do të jetë pika për aplikimin tonë, personalisht do të marrë pjesë  zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ku nikoqir […]

“Talir 2” shtyhet për më 15 tetor


Gjykimi për lëndën “Talir 2” është anuluar për më 15 tetor me qëllim të rregullohet autorizimi i avokatëve. Lëndën e udhëheq gjykatësja Daniella Aleksovska- Stojanovska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Lençe Ristoska e PTHP- Shkup. Gjykatësja Stojanovska i ka njoftuar të pranishmit se konsiderohen si të ftuar në mënyrë të rregullt dhe për diskutimin e ardhshëm […]

Makraduli: Ndërmarrjet të aplikojnë për subvencione për vendosje të filtrave në oxhaqe


Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga rajoni i Pollogut të aplikojnë për subvencionim me qëllim që të marrin filtra për oxhaqet e sistemeve për ngrohje, apelon zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli nga Tetova ku ishte për vizitë në fabrikën e mobiljeve “Nju dizajn”. Firmat kanë mundësi deri më 23 shtator […]

Është parashtruar aktakuzë për vrasjen e 26-vjeçarit Pino


Prokuroria themelore publike Shkup parashtroi aktakuzë kundër një personi për vrasjen e 26-vjeçarit Pineta Sekondo – Pino në dhjetor të vitit të kaluar. Prokurori kompetent publik nga Prokuroria themelore e Shkupit në Gjykatën themelroe penale Shkup parashtroi aktakuzë kundër një personi për vepër penale – vrasje. Siç është cekur në kumtesën e Prokurorisë publike, më […]

I vazhdohet paraburgimi Janevës edhe për 30 ditë


Gjykata Penale sot ia vazhdoi paraburgimin ish-prokurores speciale publike, Katica Janeva edhe për 30 ditë. Ajo ndodhet në paraburgim në burgun hetues Shkup dhe masa aktuale e arrestit i skadon të premten. Lidhur me propozimin e parashtruar të mbrojtjes së Janevës për pezullim të masës së arrestit dhe përcaktim i masës më të butë për […]

Fetai: Lufta për drejtësi vazhdon


“Lufta për drejtësi vazhdon” ka thënë shkurt prokurorja Fatime Fetai në hyrje të Gjykatës Penale ku sot duhet të mbahet seanca për lëndën “Monstra” të cilin e ka udhëhequr PSP-ja. Fetai bashkë me kolegun e tij të PSP-së, tani në PTHP Gavril Bubevski, janë autorizuar nga prokurori publik shtetëror Lubomir Joveski edhe më tej ta […]

Prokuroria kërkon vazhdim të paraburgimit të Janevës


Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion  ka dorëzuar kërkesë për vazhdim  të paraburgimit të ish prokurores speciale publike Katica Janeva. Paraburgimi 30 ditësh i Janevës, e cila dyshohet për rastin “Reket”  skadon të premten. Avokatja e saj Irena Fërçkovska, sërish, dje te Gjykata dorëzoi kërkesë për heqjen e masës së paraburgimit të ish prokurores […]

Mbështetje nga socialistët evropian për fillim të negociatave me BE-në


Socialistët e Parlamentit Evropian kanë dhënë mbështetje të fortë për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE, ka thënë kryetari i Partisë së Socialistëve Evropian dhe ish kryeministër i Bullgarisë, Sergej Stanishev pas takimit të sotëm me zëvendëskryeministres dhe zëvendëskryetaren e LSDM-së, Radmilla Shekerinska. “Gëzohem që shoh ndryshime pozitive në vend. […]

Pendarovski – Tusk: Qytetarët e Maqedonisë Veriore meritojnë ardhmëri evropiane


Presidenti i Republikës së Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski sot realizoi takim me kryetarin e Këshillit Evropian Donald Tusk, në të cilën janë këmbyer mendime për gjendjen e përgjithshme në vend dhe rajon, si dhe për aspiratat e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Pendarovski, siç informojnë nga Kabineti i tij, ka potencuar se Maqedonia e […]

Ekipi i PSP-së shkarkohet, lëndët në duart e Joveskit


Ekipi i Prokurorisë Publike Speciale është shkarkuar dhe prokurorët kthehen në prokuroritë publike amë, lëndët e tyre tani e presin vendimin e prokurorit publik shtetëror, Lubomir Joveski. Këshilli i Prokurorëve Publikë dje solli vendim për ndërprerjen e mandatit të prokurorëve të PSP-së në pajtim me nenin 9, paragrafin katër të Ligjit për PSP-në dhe sistemimin […]

Përfundoi mandati i ndihmësve të Janevës, do të shpërndahen në PTHP-të prej të cilave erdhën


Këshilli i Prokurorëve Publikë sot në seancën e jashtëzakonshme, e cila ishte vazhdim i asaj të së shtunës në të cilën vendosej për shkarkimin e Katica Janevës, solli vendim për ndërprerjen e mandatit të prokurorëve në Prokurorinë Speciale Publike dhe rishpërndarjen e tyre në prokuroritë prej të cilave paraprakisht kishin ardhur. Siç informoi sot në […]

Është hequr masa e arrestit shtëpiak për Stevço Jakimovskin


 Gjykata penale në Shkup e hoqi masën e arrestit shtëpiak për ish-kryetarin e Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski. “Për shkak të interesit të disa mediumeve rreth masës për sigurim të pranisë për S.J. i cili me propozim të Prokurorisë publike për ndjekje të krimit të organizuar prej 19 marsit të këtij viti ndodhet në arrest […]