Lëshohen bisedat e përgjuara për rastin ,,Monstra”, Janakieski zbulon pse u vra peshkatari


Me dëgjimin e bisedave të incizuara, në Gjykatën Themelore Penale në Shkup po vazhdon seanca për rastin “Monstra”.

Në vijim është përgjimi i 25 bisedave dhe 133.000 SMS porosive dhe materialeve të tjera.  Në një pjesë të bisedës dëgjohet edhe ish ministri për Transport dhe lidhje Mile Janakievski i cili disa herë bisedon me ish ministren e brendshme, Gordana Jankullovska.

Në një nga “bombat” të incizuar më 13 prill të vitit 2012 në orën 20:35 minuta, Janakievski bisedon me Kire Boshkov. Bashkëbiseduesi e pyet Janakieskin: “Mos vallë ka ndonjë informatë lidhur me vrasjen e fëmijëve”, ndërsa Janakievski i përgjigjet se është parë me Jankullovskën, ka qenë tek ai, se fëmijët kanë qenë të qetë, nuk kanë qenë kriminel, ndërsa peshkatari nga Cresheva është vrarë pasi ka qenë dëshmitarë i ngjarjes.

“Janë vrarë “rafal” dhe në kokë i kanë gjuajtur, shumë keq. Fëmijët nuk ishin kriminel, por fëmijë të qetë,. Ndërsa ky i moshuari sigurisht është vrarë pasi ka qenë dëshmitarë”, i thotë Janakievski bashkëbiseduesit në njërën nga bombat.

Para fillimit të dëgjimit prokurorja Fatime Fetai deklaroi se bisedat janë dorëzuar ashtu si janë marrë.

“Nuk mund t’i ndajmë. Ashtu si na i ka dhënë (kryeministri) Zoran Zaev, ashtu i kemi dorëzuar, që mos mungojë diçka”, theksoi Fetai.

Lënda gjendet në procedurë dëshmuese dhe duhet nxjerrën rreth 3.900 biseda të cilat u propozuan si dëshmi shtesë të PSP-së.

Për vrasjen e pesëfishtë tek liqeni i Smillkovës më 12 prill 2012 ku u vranë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naçevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme në dhjetor vitin e kaluar i hoqi aktvendimet dhe liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Haziri duke iu shqiptuar masë sigurie. Pas heqjes së aktvendimit, rastin “Monstra” e mori në dorë PSP-ja dhe lënda u kthye në rigjykim.