“Talir 2” shtyhet për më 15 tetor


Gjykimi për lëndën “Talir 2” është anuluar për më 15 tetor me qëllim të rregullohet autorizimi i avokatëve. Lëndën e udhëheq gjykatësja Daniella Aleksovska- Stojanovska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Lençe Ristoska e PTHP- Shkup.

Gjykatësja Stojanovska i ka njoftuar të pranishmit se konsiderohen si të ftuar në mënyrë të rregullt dhe për diskutimin e ardhshëm të rregullohet autorizimi dhe të ftohet përfaqësues i VMRO-DPMNE-së.

Në seancën e sotme në gjykatë kanë qenë të pranishëm Kirill Bozhinovski dhe përfaqësuesi i personit juridik SHN Beton- SHA Shkup. Për të akuzuarin e parë Nikolla Gruevski i cili është në arrati në Hungari, Gjykata ka informuar se është njoftuar me shkrim se ai nuk është i kapshëm për organet e përndjekjes.

Ristoska nga Gjykata ka kërkuar që në seancën e ardhshme të ftohet edhe përfaqësues i partisë politike VMRO-DPMNE me faktin se është ngrirë prona e partisë.

Avokati i të akuzuarve Donço Nakov ka kërkuar nga gjykata të i lejojë të konsultohet me klientin e tij nëse t’i vazhdohet autorizimi ta përfaqësojë me faktin se ai ka autorizime me numër tjetër.

Avokati Elenko Milanov ka thënë se ka pengesë ligjore të veprohet në vendimin për shpërndarjen e prokurores Lençe Ristoska dhe se nuk ka kompetencë juridike ajo ta përfaqësojnë aktakuzën.

Prokurorja Lençe Ristoska ka thënë se për këtë lëndë edhe një tjetër që është në fazë të gjykimit është zhvilluar hetim i vetëm me numër 11/17.

“Pas ndarjes së lëndës ajo ka marrë numrin 15/18. Pa dallim të faktit se është bërë ndërrim i prokurorit, konsideroj se nuk ka pengesa në proces për veprimin në këtë lëndë”, ka deklaruar Ristoska.

Avokati Doçno Nakov ka reaguar lidhur me këtë se të padrejtës nuk mund t’i kundërvihesh me të drejtë.

“Unë jam legalist dhe nuk dua të fitohet përshtypje se mbrojtja vetë kërkon anulimin e seancës. Unë vetëm thash se nuk kam autorizim për lëndën konkrete dhe kërkoj ta njoftoj klientin. Politika dhe gjimnastika ligjore ka sjell deri në atë drejtësia të mund të fitohet jashtë shtetit”, ka deklaruar Nakov.

Në rastin “Talir” të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Kiril Bozhinovski, të cilët, sipas aktakuzës së PSP-së, me keqpërdorim të pozitës zyrtare, kanë mundësuar që personi juridik SHN Beton SHA Shkup ta ndërtojë selinë e partisë politike VMRO-DPMNE, edhe pse personi juridik në kohën e sigurimit të shërbimit ka lidhur marrëveshje për furnizime publike me organe shtetërore dhe institucione publike ose ndërmarrje në kundërshtim me Ligjin për partitë politike, Ligjin për financimin e partive politike dhe Ligjin për marrëdhënie obliguese.

Të akuzuarit në kundërshtim me rregullat ligjore kanë siguruar pasuri të konsiderueshme për partinë politike VMRO-DPMNE në vlerë prej 507.164.424 denarë, gjegjësisht  8.246.576 euro.