PPTH: Urdhër për hetimin e katër personave pas aksionit të mbrëmshëm “Sikret”


Prokurori Publik Kompetent i Prokurorisë Publike Themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit duke vepruar mbi një padie penale, sot solli urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër katër personave, të cilën dyshohen se kanë kryer vepër penale prodhim të paautorozuar dhe lëshimin në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve. “Pas […]

Pa marrëveshje edhe takimi i sotëm për statusin e ardhshëm të PPS-së


Nuk është arritur pajtim për ligjin për Prokurorinë Publike edhe në takimin e sotëm të grupeve të punës së Qeverisë dhe VMRO-DPMNE-së opozitare në Ministrinë e Drejtësisë. Çështja kyçe për të cilën është biseduar, siç tha pas takimit ministrja, Renata Deskoska, është neni 105 gjegjësisht rreth vazhdimit të procedurave dhe shfrytëzimit të dëshmive të cilat […]

Ruskoska: Politika është përzjerë në gjykimin për “27 prillin”


Nga ajo që kemi si dëshmi besoj se ish-kryeministri Nikolla Gruevski është porositës i ngjarjeve që u mbajtën më 27 prill të vitit 2017 në Parlament. Shpresoj se së shpejti do të ngrihet një aktakuzë për katër nga organizatorët dhe porositësit e ngjarjes dhe për dy personat që janë të pakapshëm, hetimi do të ndalet […]

Protestë në Shkup, kërkohet lirimi i të burgosurve të rastit të Kumanovës


Qindra qytetarë  sot protestuan para Gjykatës penale për të dënuarit e rastit të Kuamanovës. Ata kërkojnë që Lënda gjyqësore për “Lagjen e Trimave” dhe të gjitha proceset tjera të montuara politike të rigjykohen. “Të bëhet balistika dhe ekspertiza profesionale e të gjitha të dhënave dhe fakteve materiale që i propozon mbrojtja. Të merren parasysh të […]

Mandati i Ivanovit përfundon të dielën, ende nuk ka kërkuar buxhet për kabinetin e ardhshëm


Presidenti Gjorge Ivanov, pas dhjetë viteve, të dielën largohet nga funksioni shef i shtetit. Në vilën presidenciale “Vodno” duhet të vendoset pasardhësi ti tij Stevo Pendarovski, i cili pas fitores në zgjedhjet do të bëhet presidenti i pestë i shtetit pas pavarësisë në vitin 1991. Inaugurimi i Pendarovskit është paralajmëruar për të dielën, në ditën […]

Duraku demanton informacionet se do të kalojë në Ministrinë për Sistem Politik


Ministri i Planifikimit Hapësinor dhe për Ambient Jetësor, nënkryetar i BDI-së, Sadulla Duraku ka demantuar  informacionet se ai do të kalojë në Ministrinë për Sistem Politik, ndërkaq sqaroi se ndryshimi i tij dhe i kujtdo tjetër, fillimisht duhet të diskutohet në parti dhe më pas ndërmjet partnerëve të koalicionit. “Aspak s’ka të bëj me mua. […]

Zaev – Ikonen: Mbështetje nga Finlanda për datën për fillimin e negociatave me BE-në


Kryeministri Zoran Zaev sot është takuar me Perti Ikonen, ambasadorin e Republikës së Finlandës, i cili e përfundon mandatin e tij në vend. Në takim është konfirmuar mbështetja e Republikës së Finlandës për politikat e zgjerimit të Bashkimit Evropian, si dhe mbështetjen, që Republika e Maqedonisë së Veriut, këtë verë, të marrë datë për negociata […]

Zaev: Ofrojmë kushte të shkëlqyera për investime


Hapen mundësi të reja për bashkëpunim rajonal të Ballkanit Perëndimor, ndërsa Maqedonia e Veriut ofron kushte të shkëlqyera për investime të reja, ka vlerësuar kryeministri Zoran Zaev në panel diskutimin me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në suaza të takimeve vjetore të Bankës Evropiane të Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Sarajevë. Zaevi mori pjesë në hapjen […]

Janeva pret të gjendet zgjidhje për PSP-në, shpreson edhe për një mandat


Besoj në procesin e negociatave apo pranimit të amandamenteve nga ana e opozitës sepse bëhet fjalë për profesionistë të shquar si nga ana e Qeverisë, ashtu edhe nga ana e opozitës, me përjashtim të disa personaliteteve lidhur me lëndët tona të cilat tashmë nuk janë në negociata. Këtë e deklaroi prokurorja speciale publike, Katica Janeva […]

Zaev dhe Rama për iftar tek kryeministri boshnjak Zvizdiq


Kryeministri Zoran Zaev mori pjesë në darkën e Iftarit  tek  kryesuesi i Këshillit të Ministrave të BeH-së, në  të cilën ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Zaev në  profilin e tij në Fejsbuk  shkroi se me ftesë të Zvizdiq u ftua në  darkën e iftarit  sonte në Sarajevë, së bashku me Edi Ramën. “Ditët […]

Takim Zaev – Palmer: Me zgjedhjet presidenciale shteti tregoi se është demokraci e pjekur


Zgjedhjet presidenciale të zbatuara me sukses e dërgojnë shtetin në drejtim të duhur dhe i lehtësojnë angazhimet për marrje të datës për bisedime me Bashkimin Evropian, ka porositur zëvendësi i asistentit të sekretarit për Evropë dhe Euroazi në Departamentin e Shtetit, Methju Palmer kryeministrin Zoran Zaev në takimin e tyre që u mbajt në vigjilje […]

Papa Françesku u largua – vizita historike me porosi për paqe, bashkëjetesë dhe dashuri


Papa Fançesku sonte në orën 18:20, me fluturim të posaçëm u largua nga aeroporti i Shkupit, duke përfunduar vizitën njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në aeroport papën e dërguan presidenti Gjorge Ivanov, kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri Bujar Osmani, kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov. Gjatë qëndrimit në Shkup u takua me kryesinë […]

SHBA-ja uron presidentin e sapozgjedhur Stevo Pendarovskin


SHBA përgëzon presidentin e sapozgjedhur, Stevo Pendarovski për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kumtoi sot Departamenti amerikan i shtetit. “I përshëndesim qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët e realizuan të drejtën e tyre për të votuar. Zgjedhjet ishin të qeta dhe konkurruese, ndërsa rezultati e vërtetoi vullnetin e popullit. […]

Zaev: Nesër takim i ri i grupeve të punës për Ligjin për Prokurorinë Publike


Nesër do të mbahet takim i grupeve të punës për Ligjin për Prokurorinë Publike, informoi sot në konferencë për shtyp kryeministri Zoran zaev, duke theksuar se ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska është dëgjuar me liderin e grupit negociator të partisë opozitare. “Besoj se në këtë takim do të konfirmohet ajo që e dërguam si porosi […]

Në Shtip ndërroi jetë një foshnje nëntëmuajshe


Në Stacionin policor-Shtip herët në mëngjes, në orën 3:05, nga ana e ekipit të Ndihmës së shpejtë mjekësore është paraqitur se në rrugën “Zhelezniçka” ndodhet një foshnje e vdekur nëntëmuajshe. Zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova informoi se nga ana e nëpunësve policorë në SPB-Shtip është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, me ç’rast është konstatuar […]

Papa Françesku në Shkup: Indiferencën dhe shpifjet t’i zëvendësojmë me ndjeshmëri dhe shpresë


Kryetari i Kishës Katolike të Romës papa Françesku sot shërbeu meshë në sheshin “Maqedonia” në Shkup në të cilën morën pjesë rreth 15.000 qytetarë nga vendi, si dhe besimtarë nga vende të tjera. Papa  dërgoi mesazh për paqe, bashkëjetesë, dashuri më të madhe për Perëndinë dhe për njerëzit. Për të zëvendësuar indiferencën dhe shpifjet me ndjeshmëri […]

(VIDEO) Papa Françesku shërben meshë në sheshin “Maqedonia”


Kreu i Kishës katolike të Romës, Papa Françesku paradite do të shërbejë meshë në sheshin “Maqedonia” në Shkup. Në meshë marrin pjesë rreth 15.000 qytetarë nga vendi, si dhe besimtarë nga jashtë vendit. Papa në shesh erdhi me “papamobil” ku u prit nga shumë qytetarë të mbledhur. Kreu i Kishës katolike të Romës pati takime […]