Pa marrëveshje edhe takimi i sotëm për statusin e ardhshëm të PPS-së


Nuk është arritur pajtim për ligjin për Prokurorinë Publike edhe në takimin e sotëm të grupeve të punës së Qeverisë dhe VMRO-DPMNE-së opozitare në Ministrinë e Drejtësisë.

Çështja kyçe për të cilën është biseduar, siç tha pas takimit ministrja, Renata Deskoska, është neni 105 gjegjësisht rreth vazhdimit të procedurave dhe shfrytëzimit të dëshmive të cilat janë grumbulluar deri më tani.

“VMRO-DPMNE mbeti në kërkesën e tyre procedurat të cilat janë hapur pas 18 muajve të parë të formimit të PPS-së të ndërpriten, të gjitha dëshmitë të cilat janë siguruar të bien në ujë gjegjësisht të mos jenë të përdorshme, ndërsa të gjitha masat të cilat janë ndërmarrë të ndalojnë. Kjo do të thotë – nëse u ngrihet prona si parti t’u zhbllokohet, nëse janë shqiptuar masa kujdesi dhe për paraqitje në gjykatë të hiqen, ndërsa eventualisht këto procedura edhe të ndërpriten. Këto qëndrime janë të papranueshme”, deklaroi Deskoska.

Në takimin e sotëm është folur edhe për dërgimin e ligjit në Komisionin e Venecies. Kjo, thotë Deskoska, tani nuk është e mundur pasi ka afate për sjelljen e ligjit. Komisioni i Venecies nuk duhet të shfrytëzohet si rast dhe shkak për stërzgjaten e sjelljes së ligjit”, shtoi ministrja e Drejtësisë.

Por, siç theksoi Deskoska, Qeveria është e gatshme menjëherë pas sjelljes, ligji t’i dërgohet Komisionit të Venecies dhe nëse ka mendim që atje kjo menjëherë të inkorporohet në ligj.

Sjellja e ligjit për Prokurori publike me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i PPS-së është një prej kushteve për marrjen e raportit pozitiv të Komisionit Evropian.