Duraku demanton informacionet se do të kalojë në Ministrinë për Sistem Politik


Ministri i Planifikimit Hapësinor dhe për Ambient Jetësor, nënkryetar i BDI-së, Sadulla Duraku ka demantuar  informacionet se ai do të kalojë në Ministrinë për Sistem Politik, ndërkaq sqaroi se ndryshimi i tij dhe i kujtdo tjetër, fillimisht duhet të diskutohet në parti dhe më pas ndërmjet partnerëve të koalicionit.

“Aspak s’ka të bëj me mua. Kryesia Qendrore ende nuk është mbledhur për këtë çështje, për rikontruimin e Qeverisë. Nuk ka të bëj. Jo nuk është e vërtetë. Pasi të vendos Kryesia Qendrore, atëherë do të njoftohen edhe mediat”, tha për Portalb.mk, Duraku.