BDI-ja kërkon nga Pendarovski që ta rishqyrtojë vendimin për emërimin e Musliut për drejtor të Agjencisë për Zbulim


BDI-ja ka kërkuar nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski që përsëri ta shqyrtojë vendimin për emërimin e Eroll Musliut për njeri të parë të Agjencisë për Zbulim. “Vendimi i djeshëm i presidentit Pendarovski për emërimin e drejtorit të Agjencisë për Zbulim na shqetësoi të gjithëve dhe hodhi hije në ditën e djeshme kur Kuvendi e […]

Pavle Bogoevski dha dorëheqje nga funksioni i deputetit


Bogoevski dha dorëheqje, do ta aktivizojë pas votimit të heqjes së imunitetit të Gruevskit Deputeti dhe kryetar i Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit,  Pavle Bogoevski dha dorëheqje nga  funksioni i deputetit. Nga foltorja në seancën e sotme të Komisionit ai tha se dorëheqja do të aktivizohet pas seancës plenare kuvendore në të cilën […]

Bëhen të ditur emrat e antarëve të ri të kabinetit të presidentit Stevo Pendarovski


Presidenti i ri i shtetit , Stevo Pendarovski ka emëruar Mile Boshnjakovskin sekretar gjeneral të kabintetit, Blerim Kollarin për këshilltar sigurie, Goce Karajanov, këshilltar për politikë të jashtme, Aleksandar Spasov për këshilltar të jashtëm, Goce Karajanov për politikë të jashtme, Toshe Zafirov për këshilltar, Biljana Micevska shefe të protokollit, Katerina Canevska këshilltare për media, Luljeta […]

Komisioni antikorrupsion do të analizojë si janë shpenzuar paratë buxhetore në institucionet shtetërore


Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit do të analizojë si shpenzohen paratë e buxhetit në institucionet shtetërore, në ato publike dhe shoqatat. Në fokus do të jetë Kuvendi, shfrytëzimi i shpenzimeve të rrugës, do të analizohen vendimet për shfrytëzimin e automjeteve zyrtare, për kualifikime, kompensime për transport, për banesë, për jetë të ndarë… Pas zërave […]

Stoltenberg dhe Këshilli veriatlantik i NATO-s në fillim të qershorit vijnë në Shkup


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Këshilli veriatlantik më 2 dhe 3 qershor do ta vizitojnë Republikën e Maqedonisë. Stoltenberg dhe anëtarët e Këshillit gjatë qëndrimit dyditor në vend do të kenë takime me kreun shtetëror lidhur me procesin e inkuadrimit të vendit në Aleancën veriatlantike. Kjo është vizita e parë e Stoltenbergut […]

Xhevat Ademi: “Fshesa” duhet të nis nga zv.kryeministri Koço Angjushev


Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi ka komentuar fshesën e paralajmëruar nga ana e kryeministrit Zoran Zaev për spastrime në Qeveri. Ai ka thënë se fshesa duhet të nis pikërisht nga zëvendëskryeministri për cështje ekonomike, Koço Agjushev. “Edhe për mua është shqetësuese përshtypja, jo fakti, vetëm si përshtypje, se Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike i orienton investitorët […]

Nga e hëna çmimi i benzinës sipas metodologjisë së re


Nga e hëna  e ardhshme Komisioni rregullator për energjetikë do t’i konfirmojë çmimet e derivateve të naftës sipas metodologjisë së re, të cilën rregullatorët duhet ta sjellin në dy ditët e ardhshme. Në konferencë për shtyp sot theksuan se me të çmimet do të jenë më të ulëta nga ato që janë caktuar me metodologjinë […]

Zaev optimist, për Deskoskën gjithçka është e mundur në bisedimet për PSP


Kryeministri Zoran Zaev sot shprehu optimizëm se është e mundur që këtyre ditëve para publikimit të raportit të KE-së të vihet deri në zgjidhje të statusit të PSP-së, në kuadër të propozim ligjit për Prokurorinë publike. Sipas ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska e cila informoi se ende nuk ka caktuar takim të ri, shumë gjëra […]

Zaev dhe Ahmeti sot do të bisedojnë për ,,fshesën” e paralajmëruar


Kryeministri Zoran Zaev dhe kreu i BDI-së Ali Ahemti sot pasdite në orën 16:00 në Qeveri do të takohen për të biseduar për ndryshimet e paralajmëruara në Qeveri. Ministrat e BDI-së tërë kohën porosisin se për angazhimin e tyre ata japin llogari para partisë së tyre dhe liderit Ali Ahmeti. Ahmeti nga ana tjetër dje […]

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës në pompat e ,,Makpetrolit”


Çmimet e derivateve të naftës prej sonte në mesnatë në pompat e benzinës të “Makpetrolit” do të shiten me çmime më të larta. Rritja siç kumtojnë nga kompania, është për shkak rritjes së çmimit të derivateve të naftës në bursat botërore. Siç kumtojnë nga kompania prej sonte Ultra 95 do të shitet me çmim prej […]

Zaev-Han: Disa herë deri më tani Maqedonia e Veriut dëshmoi se meriton datë për fillimin e negociatave me BE-në


Kryeministri Zoran Zaev sot në margjinat e Forumit Ekonomik të Vjenës u takua me eurokomisarin për Zgjerim dhe Politikë të Mirë Fqinje, Johanes Han. Në takim, siç kumtoi pres shërbimi i Qeverisë, Zaev e informoi eurokomisarin Han për ngjarjet politike të fundit në vend, gjegjësisht për zgjedhjet presidenciale të zbatuara me sukses, të cilat janë […]

Pendarovski-Ahmeti: Të gjithë faktorët politikë të orientohen drejt pajtimit dhe bashkimit për qëllime strategjike


Kreu i shtetit Stevo Pendarovski në takimin e sotëm me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti theksoi nevojën që në periudhën e ardhshme të gjithë aktorët politikë të kenë një qasje të përgjegjshme dhe të drejtojnë kapacitetet e tyre drejt përmbushjes së agjendës së reformës me qëllim të fillimit të negociatave aderuese me […]

Shkëndija me fitore bindëse ndaj Akademisë Pandev e festoi titullin e kampionit


Fudbollistët e Shkëndijës, të cilët moti e kanë siguruar titullin e kampionit, dje pasdite me fitore bindëse ndaj Akademisë Pandev e kanë festuar suksesin së bashku me tifozët e klubit. Për “kuqezinjtë” nga Tetova kjo ishte fitorja e 27-të këtë sezon në Ligën e parë të Maqedonisë. Rezultate të ndeshjeve nga xhiroja e 35-të: Shkëndija […]

Turqia e bombardoi Irakun verior


Aeroplanë luftarakë turq bombarduan caqe në Irakun verior, kumtoi Ministria e Mbrojtjes në Ankara. Në sulmet ajrore janë shkatërruar baza dhe depo që kanë shfrytëzuar luftëtarë të Partisë Punëtore Kurde (PKK) në rajonin Hakurk. Konflikti me kurdët zgjat më shumë se 30 vite dhe në të deri tani jetën e kanë humbur rreth 40.000 njerëz, […]

Xhaferi: Nuk ka bazë juridike për realizimin e nismës nga Grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së


Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, informoi se e ka pranuar dhe shqyrtuar Nismën e Grupit parlamentar të pavarur të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit për Maqedoni më të mirë, e cila ka të bëjë me kërkesën për testim vullnetar të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për narkotikë, […]

Padi penale për të miturën e cila e braktisi të sapolindurin e saj


Sektori për Punë të Brendshme Shkup do të ngre padi penale kundër A.A (17) nga Shkupi për shkak të dyshimit për veprën e kryer penale “braktisjen e një fëmije të pafuqishëm”, i dënueshëm sipas nenit 200 të Kodit Penal. Ajo, më 14.05.2019 rreth orës 11:00 në bulevardin “Brigada Maqedonase-Kosovare”, foshnjën e saj mashkull të porsalindur […]

Kuvendi miratoi tre nga ligjet të cila Ivanov nuk i dekretoi


Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut  sot në suaza të  seancës së 97-të miratoi tre ligje  në lexim të tretë që ishin kthyer në Parlament sepse ish presidenti Gjorge Ivanov refuzoi të nënshkruajë dekretet për hyrjen e tyre në fuqi. Në seancë janë miratuar Ligjet për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, […]

“Lagja e Trimave”, kërkohet hetim ndërkombëtar


Seanca publike në Gjykatën e Apelit pas ankesave të të akuzuarve të rastit “Lagja e Trimave” ka vazhduar vetëm me tre të akuzuar pasi të tjerët vullnetarisht e kanë lëshuar seancën. Seanca publike ka filluar me tensione pasi një pjesë e të akuzuarve kanë kërkuar të braktisin seancën, pasi siç kanë thënë në gjuhën shqipe […]