“Lagja e Trimave”, kërkohet hetim ndërkombëtar


Seanca publike në Gjykatën e Apelit pas ankesave të të akuzuarve të rastit “Lagja e Trimave” ka vazhduar vetëm me tre të akuzuar pasi të tjerët vullnetarisht e kanë lëshuar seancën.

Seanca publike ka filluar me tensione pasi një pjesë e të akuzuarve kanë kërkuar të braktisin seancën, pasi siç kanë thënë në gjuhën shqipe “nuk e njohin këtë gjyq dhe se kërkojnë hetim ndërkombëtarë”. Krahas paralajmërimeve të kryetares së Trupit gjykues, gjykatëses Cvetanka Periq të pranishmit të sillet me respekt dhe të mos prishin rendin e gjyqit pasi në të kundërtën do të largohen, “të gjithë të akuzuarit madje u ngritën për të dhënë një minutë heshtje në shenjë respekti ndaj gjithë të rënëve në aksion”.

“Nuk duam avokatët të flasin në emrin tonë, ne do të flasim për veten. Nuk e pranojmë këtë gjyq dhe kërkojmë hetim ndërkombëtar”, kanë porositur në gjuhën shqipe një pjesë e të akuzuarve.

Gjykata në fillim të seancës ka konstatuar se para largimit, një nga të akuzuarit, gjykatës i ka dorëzuar parashtresë në gjuhën shqipe që më parë tentoi edhe ta lexojë, por nuk i është lejuar.