Turqia e bombardoi Irakun verior


Aeroplanë luftarakë turq bombarduan caqe në Irakun verior, kumtoi Ministria e Mbrojtjes në Ankara.

Në sulmet ajrore janë shkatërruar baza dhe depo që kanë shfrytëzuar luftëtarë të Partisë Punëtore Kurde (PKK) në rajonin Hakurk.

Konflikti me kurdët zgjat më shumë se 30 vite dhe në të deri tani jetën e kanë humbur rreth 40.000 njerëz, duke përfshirë edhe gra dhe fëmijë.

Sipas Ankarasë, PKK është organizatë terroriste. Ajo është përfshirë edhe në listat e organizatave terroriste në SHBA dhe disa vende anëtare të BE-së.