Dizeli shtrenjtohet për 0,50 denarë, çmimi i benzinës mbetet i njëjtë


Çmimet me pakicë të dizelit EURODIZEL (D-E V) dhe të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) prej nesër rriten për 0,50 denarë për litër, ndërsa e benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 mbeten të pandryshuara, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë. Çmimi i ri i EURODIZEL (D-E V) do të jetë 62,00, ndërsa i […]

Vrasje në Karposh: E bija ngulfat nënën e vet


Në stacionin policor Karposh, në mëngjes në ora 8 e 10 minuta, A.I. (46) nga Shkupi ka denoncuar se në rrugën “Risto Ravanovski” në shtëpinë e tyre e ka mbytur nënën e saj V.I. (74), informojnë nga MPB. Nëpunës policor nga SPB Shkup kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në shtëpi kanë gjetur person […]

Ilindeni 2019: Porosi për pajtim dhe thirrje për zgjedhje


Porosi për pajtim dhe unitet para qëllimeve të mëdha dhe strategjike – anëtarësimi në BE dhe NATO, ishin poentat kyçe në fjalimet e djeshme të kreut shtetëror,  në tre vendet në të cilat u shënua Dita e Republikës – 2 Gusht Ilindeni. Në festimin në Shkup, i cili për herë të parë u mbajt para […]

Zaev: Meçkin Kamen të jetë themel i pajtimit, unitetit dhe mirëkuptimit


 Himni i Republikës është gjëja e përbashkët e ilindenasve nga dy Ilindenët. Heronjtë nga himni, Goce Dellçev, Pitu Guli, Dame Gruuev dhe Sandaski, si dhe ata nga LNÇ-ja, të kënduar në këngët partizane, kanë luftuar për Republikën. Edhe ilindenasit e parë edhe ata të dytë, kanë luftuar për ardhmërinë, e jo për të kaluarën, për […]

Pendarovski: Pajtim qytetar, i bazuar në drejtësi dhe përgjegjësi


Karakteri i një populli vlerësohet sipas sfidave me të cilat ka guxim që të përballet. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, qytetarët e Maqedonisë kishin guxim që të përballen me të keqen më të madhe të shekullit 20 – fashizmin dhe nacionalizmin dhe ta çlirojnë atdheun e tyre.  Sfida më e madhe për ne sot është […]

Joveski: Nëse marrim dëshmi se në PSP janë fshirë të dhëna, atëherë do të ndërrmeren masa


Prokuroria publike me vigjilencë i ndjek informacionet për kinse urdhër për fshirje forenzike të të dhënave në Prokurorinë speciale publike dhe nëse arrihet në gjetje të fuqishme do të ndërmerren masa adekuate konform ligjit, thotë prokurori shtetëror publik, Lubomir Joveski. “Prokuroria me vigjilencë e ndjek këtë ngjarje. Nga njëra anë vijnë informacione se zhvillohet fshirje […]

Boki 13 kthehet në Shutkë në gjendje të mirë shëndetësore


Bojan Jovanovski pas vizitës së bërë mjekësore në klinikat e Shkupit është kthyer në burgun e Shutkës dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, informon për MIA-n, drejtori i burgut të Shkupit, Esad Rahiq. Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, Zoran Millevski, i njohur si Zoki Kiçeec janë në arrest,  dhe dyshohen për rastin […]

Zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje për Ligjin e Prokurorisë Publike


Miratimi i ligjit për Prokurorinë Publike nuk duhet që të kushtëzohet me zgjedhje të parakohshme, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev. “Ne nuk jemi për zgjedhje të parakohshme. Duhet të gjendet zgjidhje, por jo me zgjedhje të parakohshme. Do të japim mundësi për pajtim publik që të mund të punojnë grupet e punës, ndërsa kjo mund […]

Fushata e Suedisë për demokraci në botë


MARGARET VALSTROM Një nga arritjet e mëdha të shekullit të XX-të ishte përhapja e demokracisë dhe e zhvillimit ekonomik në nivel global. Demokracia ka treguar se është forma më e mirë e qeverisjes. Ajo ofron përfitime ekonomike dhe sociale, si edhe paqë dhe stabilitet. Ajo bën të mundur që njerëzit të jenë të ndëgjuar, inkurajon […]

Benzina dhe dizeli këtë javë mbesin me çmim të pandryshuar


Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës dhe dizelit mbesin të pa ndryshuara. Komisioni rregullator për energjetikë sot vendosi të mbesin në nivel të konfirmuar me javën paraprake. Çmimi i shitjes me pakicë të Eurosuper BS-95 kushton 69.50 denarë për litër, çmimi i shitjes me pakicë të Eurosuper BS-98 kushton 71.50 denarë për litër, ndërsa […]

Katër destinacione të reja me “Vizer” nga Shkupi dhe Ohri


 Katër aviodestinacione të reja janë të arritshme për qytetarët e vendit nga aeroportet në Shkup dhe Ohër, ndërsa të cilat do të realizohen nga kompania me buxhet të ulët “Vizer”. Nga data 1 gusht vendosen fluturimet nga Shkupi  në Turku, Finlandë dhe Larnakë, Qipro, ndërsa nga Ohri në Memingen de Dortmund në Gjermani. Përvç katër […]

Pendarovski – Riker: Dialog konstruktiv politik për ligje thelbësore reformuese


Vendi ka investuar përpjekje të mëdha që ta tejkalojë situatën status-kuo nga  e kaluara. Tani është e domosdoshme që të gjithë faktorët politikë të punojnë së bashku në të ardhmen evropiane të shtetit, përmes dialogut konstruktiv politik për miratimin e ligjeve thelbësore reformuese, theksoi presidenti Stevo Pendarovski në takimin e sotëm me ushtruesin e detyrës […]

Ish shoferi i Hazbi Likës gjendet i vrarë në qendër të Tetovës


Në afërsi të sheshit kryesor të Tetovës është gjetur i vrarë Fatmir Tahiri, ish-shoferi i ish-zëvendëskryeministrit Hazbi Lika i cili për momentin ishte i punësuar në Sektorin e Urbanizmit në komunën e Tetovës. Në xhamin e makinës është gjetur një vrimë e shkaktuar nga armë zjarri. Nga MPB thonë se trupi është gjetur nga ana […]

Zaevi i kënaqur nga rezultatet e deritanishme të projektit “TVSH-ja ime”


Kryeministri Zoran Zaev është i kënaqur nga rezultatet e deritanishme që i tregon projekti “TVSH-ja ime” që filloi nga 1 korriku. Ai sot nga foltorja e Kuvendit informoi se vetëm në 23 ditët e para të fillimit të projektit gjithsej 135 mijë qytetarë e kanë shkarkuar aplikacionin, janë skenuar pesë milionë e 405 mijë e […]

Karamanlis: Marrëveshja e Prespës nuk mundet të ndryshohet ose të hidhet në shportë për mbeturina


Ne themi se do të bëjmë gjithçka që t’i zbusim, pasojat tragjike dhe shumë serioze nga kjo marrëveshje. Por, kjo marrëveshje nuk mund të shqyhet, kjo marrëveshje nuk mund të hidhet në shportë për mbeturina dhe për këtë përgjegjës janë personat konkretë të cilët e votuan këtë marrëveshje, deklaroi ministri i Infrastrukturës dhe Transportit të […]

Han: Sa më shpejtë të gjehet zgjidhje për ligjin e prokurorisë publike


Eurokomisari për politikë fqinjësore dhe zgjerim Johanes Han sot ka apeluar te partitë politike që sa më shpejtë të vijnë  te zgjidhja e ligjit për prokurorinë publike. “U bëj thirrje të gjitha partive politike sa më shpejtë të gjejnë zgjidhje. Për ne ka vetëm disa linja të kuqe,  ndërsa më e rëndësishme është në çdo […]

Carovska: Pagat e punonjësve social janë rritur për 22 për qind


Për 22 për qind paga më të larta kanë marrë të punësuarit punonjës dhe bashkëpunëtorë profesionalë në qendrat për punë sociale, ndërsa në shtator do të marrin paga më të larta edhe për pesë për qind. Në këtë mënyrë, siç deklaroi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, kthehet dinjiteti i punonjësve socialë, […]