Ilindeni 2019: Porosi për pajtim dhe thirrje për zgjedhje


Porosi për pajtim dhe unitet para qëllimeve të mëdha dhe strategjike – anëtarësimi në BE dhe NATO, ishin poentat kyçe në fjalimet e djeshme të kreut shtetëror,  në tre vendet në të cilat u shënua Dita e Republikës – 2 Gusht Ilindeni.

Në festimin në Shkup, i cili për herë të parë u mbajt para vilës presidenciale në Vodno,  presidenti Stevo Pendarovski theksoi se shteti është përgjegjësi e përbashkët dhe sfidë më e re sot është pajtimi qytetar, ndërsa qeverisja e së drejtës tha, të jetë vlerë themelore  me të cilën nuk guxon të bëhet kompromis.

“T’i tejkalojmë ndarjet historike dhe konfrontimet e panevojshme politike…Të bashkohemi në një front të vetëm për realizimin e qëllimit tonë të përbashkët – transformim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në shtet përparues evropian – anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Të ndërtojmë shtet demokratik në të cilin suksesi është një nuk do të jetë mbi kurrizimin e të tjerëve”, porositi shefi i shtetit.

Në frymën e slloganit të festimit të sivjetëm “Të gjithë jemi fëmijë të Ilindenit”, kryeministri Zoran Zaev nga Krusheva porositi se vazhdojnë  politikat e tejkalimit të ndarjeve. Detyra jonë patriotike, theksoi Zaev është të bashkohemi  dhe pajtohemi brenda, duke shtuar ser Meçkin Kamen “nuk duhet të jetë gurë i pengesave, por gur-themel i pajtimit, mirëkuptimit dhe bashkimit”.

Porosi për unitet kishte edhe në fjalimin e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi në Pelince,  i cili duke folur për përparimin  në integrimin në NATO dhe në BE tha se populli e ka dhënë besimin, ndërsa “të gjithë ne jemi njëjtë përgjegjës për ngritjen dhe ngecjen  në atë rrugë”.

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, sërish edhe këtë vit Ilindenin e ka festuar në fshatin strugan Tashmarunishta, kërkoi mbështetje dhe masivitet  në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të cilat tha,  duhet të jenë të shpejta dhe urgjente dhe me to populli  do të luftojë për bazë të Maqedonisë.

Në festimin e dy Ilindenëve historik  – 116 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe 75 vjetori i Mbledhjes së parë të KAÇKM-së nuk kishte incidente. Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski vlerësoi se festimi  ka kaluar “i bashkuar, me dinjitet dhe me urime”, dhe për atë i’u falënderua qytetarëve që festuan  dhe policisë së angazhuar në ngjarje.