Zaev: Meçkin Kamen të jetë themel i pajtimit, unitetit dhe mirëkuptimit


 Himni i Republikës është gjëja e përbashkët e ilindenasve nga dy Ilindenët. Heronjtë nga himni, Goce Dellçev, Pitu Guli, Dame Gruuev dhe Sandaski, si dhe ata nga LNÇ-ja, të kënduar në këngët partizane, kanë luftuar për Republikën. Edhe ilindenasit e parë edhe ata të dytë, kanë luftuar për ardhmërinë, e jo për të kaluarën, për këtë shkak edhe ne sot, të gjithë së bashku, jemi fëmijë të Ilindenit, tha kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e sotëm në Meçkin Kamen me rastin e 2 Gushtit.

Siç theksoi ai, Ilindeni i parë është simbol i luftës së përbashkët për Maqedoni të lirë dhe autonome, ndërsa i dyti i fitores ndaj fashizmit. Për këtë shkak, Meçkin Kamen nuk duhet të jetë gur i pengesës, por gur-themel i pajtimit, unitetit dhe mirëkuptimit.

Vazhdojmë, tha ai, ta kultivojmë konceptin e një shoqërie dhe të unitetit, si trashëgimi të Manifestit, i cili u bën thirrje fqinjëve dhe miqve për jetë më të mirë.

“Vazhdojmë me politikat e tejkalimit të ndarjeve. Të gjithë ne, maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, vllehë, boshnjakë, romë,…, vlerësojmë se është detyrë patriotike të bashkohemi dhe të pajtohemi brenda”, tha Zaev.

Në këtë manifestim marrin pjesë ambasadorë dhe përfaqësues tjerë të lartë, atashe ushtarakë, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të Misionit të NATO-s, qytetarë, mysafirë nga pothuaj të gjitha qytetet në vend.