Jep dorëheqje zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës


Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Petar Atanasov në profilin e tij në Fejsbuk me letër të hapur deri te kryeministri Zoran Zaev dhe deri te opinioni ka bërë të ditur se jep dorëheqje nga funksioni.  Siç thotë, pozicioni i tij bëhet “i papërmbajtshëm dhe joefektiv” dhe se “ndryshimet në arsim të cilat i kemi lajmëruar, nuk i realizojmë”.

“Këtë ua kam bërë të ditur që prej para  rekonstruimit, por ja tani mund edhe të procesuohet. Thjeshtë,  pozicioni im bëhet i papërmbajtshëm dhe joefektiv. Njëkohësisht, jap dorëheqje edhe nga të gjitha funksionet shtesë në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe në Qeverinë të cilën Ju e kryesoni. Në 10 muajt e kaluar, me kënaqësi të madhe e besim e pranova ftesën që ta kryej këtë  funksion. Hyra në sistem i cili me vite jo vetëm që nuk është ndryshuar, por edhe është kthyer prapa. Përveç formaliteteve të shumta në punën e Ministrisë, në këtë  periudhë nuk ka ndodhur asgjë e rëndësishme. Edhe ajo që ka lëvizur është larg nevojave të sistemit dhe nuk i ndryshon gjendjet në tërësi. Ndryshimet në arsim të cilat i lajmërojmë, nuk i realizojmë. Se pse është kjo kështu, sigurisht Ju e dini më mirë! Para vetëm një jave në një ngjarje publike thash se duhet të ndizet drita e kuqe dhe se nëse vazhdojmë me këtë tempo, mund të presim që arsimin ta reformojmë për 10 deri në 15 vite. Ndërsa mundeshim shumë, shumë, më mirë”, shkuan Atanasov në letrën e hapur.

Ai thekson se që në fillim nuk i ishte lejuar që të formojë ekip me çka efektet nga puna e tij, siç thotë, do të ishin shumë më të mëdha, ndërsa propozimet të cilat i ka pasur ( mes të cilave edhe për Institutin e Filmit në Ohër) mbetën në kabinetin e ministrit ose në kabinetin e kryeministrit ose nuk janë realizuar për shkak të inerencës dhe kontestit  të institucioneve arsimore.

Pa ndryshime thelbësore dhe të menduara mirë të realizuara në arsim, bën të ditur Atanasov, “rrënja nuk mund të kapë” e as Strategjia Kombëtare për një shoqëri dhe interkulturalizëm në përgatitjen e të cilit është përkushtuar në dhjetë muajt e kaluar.

“Qëllimi im dhe dëshira ime personale është që t’i kthehem karrierës akademike, sepse revolucioni të cilin e ngritëm filloi që t’i hajë vetë fëmijët. Këtë vit mbush 30 vite punë profesionale dhe angazhime profesionale në disa sektorë të ndryshëm dhe kyç, të mbushura me hetime për sfida të ndryshme. Për fat të keq, pritjet e mia se përmes angazhimit  politik  në gjashtë vitet e ardhshme do të ndikoj në drejtim të përmirësimit real të gjendjeve në shoqëri, veçanërisht në arsim dhe investimin jo egoist për atë qëllim, nuk u realizuan. Duket se edhe pse në mënyrë deklarative të gjithë flasin se angazhohemi që t’i mbajmë të rinjtë në shtet, pa reformë të vërtetë dhe arsim më cilësor, si dhe mundësi për prosperitet më të madh për të rinjtë, kjo nuk duhet të ndodh. Deri te ndonjë sfidë e ardhshme!”, shkroi Petar Atanasov