Djegia e flamurit të BE-së, akt primitiv, nuk e ndal dot rrugëtimin euro-atlantik të Maqedonisë


Një grup protestuesish maqedonas në protesën e së dielës para Parlamentit të Maqedonisë, duke protestuar kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe ndryshuan kahjen e protestës dhe qëllimit për se kishin dalur të protestojnë. Ata në vend se të shprehnin argumetet dhe qëndrimet e tyre pse janë kundër zyrtarizmit të gjuhës shqipe, dogjën në mënyrë triumfuese flamurin e Bashkimit Evropian (BE), organizatës që për vite të tera Maqedonia pretendon ti bashkangjitet, shkruan Zhurnal.

Ata madje kanë shkelur dhe lozuar me flamurin e djegur të BE-së që paraqet edhe një sulm të fuqishëm ndaj shumicës së qytetarëve të Maqedonisë të cilat në bazë të të gjitha anaketave realvenate janë pro integrimeve në BE dhe NATO.

Njohës të çështjeve politike për Zhurnal thonë se gjthmonë do të ketë njerëz dhe grupe që do të mendojnë ndryshe, pra edhe grupe të vogla që varësishtë nga agjenda e tyre do të djegin flamuj. Edhe djegëja e flamurit të BE-së nga një grup i vogël qytetarësh në Shkup, ka të bëjë jo me ate se ata mendojnë ashtu por se dikush i ka instrumentalizuar apo thjeshtë mund të jenë të indoktrinuar për veprime të tilla.

Ish-deputeti Mevlan Tahiri thotë se kjo parqet shenjë nervozizmi që gjërat u kan dalë nga dora, krejt këta persona kanë jetuar në një iluzion se bota rrotullohet rreth tyre dhe që është më me rëndësi kanë jetuar mirë nga ky iluzion.

“Reagimi i tyre me djegjen e flamurit të BE është shenjë e dëshprimit të thellë që i ka kapluar. Këtij veprimi qyqar nuk duhet kushtuar shumë kujdes dhe nuk duhet dhanë shumë hapsirë në mediume, meqenëse pikërishtë atë e kërkojnë këta protagonist. Unë kisha preferuar injorim maksimal regjistrojeni shkurt pa shumë pompë. Rrugëtimi i Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së nuk mund të ndikohet nga veprime të tilla, rrezik më të madh në këtë rrugë shoh nga optimizmi i shfrenuar dhe një retorik boshe se kushedi se çfar është duke ndodhur si dhe krijimi i një iluzioni me të cilin punët e rëndomta paraqiten si të aritura kolosale. Njeriu ka nevojë për pak pompozitet por qasja reale dhe trajtimi objektiv i fenomeneve jan ato të cilat i duhen shoqërisë sonë”, thotë për Zhurnal, Mevlan Tahiri, ish-deputet.

Ndërsa, ish-deputeti Zudi Xhelili thekson se nëse Qeveria më të vërtet është e vendosur në realizimin e detyrimeve që duhet ti plotësoj vendi në rrugën e integrimeve euro-atlantike, atëherë incidentet si ai me djegëjen e flamurit të BE-së në Shkup nga një numër i vogël protestuesish nuk paraqet asnjë vëmendje.

“Shumica apsolute e qytetarëve të Maqedonisë janë përcakuar për reforma dhe anëtarësim të vendit në NATO dhe BE. Grupet e tilla me qëndrime anti NATO dhe anti BE gjithmonë do të ketë por nuk paraqesin asnjë problem. Edhe në vendet me demokratike të botës egzistojnë grupe të vogla që protestojnë në forma të ndryshme sa për të treguar se një grusht njerëzish mendojnë ndryshe nga shumica”, theksoi për Zhurnal, Zudi Xhelili, ish-deputet.

Nga ana tjetër, analisti politik Qenan Aliu potencoi se gjthmonë do të ketë njerëz dhe grupe që do të mendojnë ndryshe, pra edhe grupe të vogla që varësishtë nga agjenda e tyre do të djegin flamuj.

“Edhe djegëja e flamurit të BE-së nga një grup i vogël qytetarësh në Shkup , ka të bëjë jo me ate se ata mendojnë ashtu por se dikush i ka instrumentalizuar apo thjesht mund të jenë të indoktrinuar për veprime të tilla. Nuk duhet harruar se në vendet e Ballkanit vitet e fundit madje të mobilizuara fortë dy vitet e fundit janë në penetrim serioz shërbime të ndryshme Ruso-serbe. Veprimet e tyre kryesisht janë të përqëndruara në Maqedoni. Kosova, Shqipëri dhe Mal të Zi. Prandaj nuk përjashtohet mundësia e paraqitjes së veprimeve radikale për të penguar anëtarismin e Maqedonisë në NATO”, theksoi për Zhurnal, Qenan Aliu, analist.

Se ky konstatim është i saktë, shtoi ai, vërtetohet me veprimet diploamtike të Rusisë duke, nënshtetur refuzimin për dekretim të presidentit Ivanov të Ligjit për gjuhët, pronocimet e amabasoadorit rus në Shqipëri, komentimet lidhur me vrasjen e politikanit sërb në Mitrovic, Oliver Ivanoviç etj.

“Mbështetja e një presidenti të një shteti tjetër për mosdekretim të ndonjë ligji është veprim apsurd diplomatik i pa parë, por kur kjo ka për synim agjenda të nxitjes shërbimet këtë konsiderojnë si ndërhyrje normale. Djegëja e flamurit të BE-së si veprim nuk frikëson e as mund ta nevrikos për të zbatuar agjendën e integrimit, por gjithësesi shkakton shqetësim për të mbajtur në kondicion procesin e integrimit të Maqedonisë. Megjithate, ky vit do të përshkruhet me ndodhi politike dhe gjeostrategjike vendimtare për rrugëtimin e mëtutjeshëm të vendit”, potencon Qenan Aliu, analist.